Turqia lëshon satelitin e dytë në hapësirë/GÖKTÜRK-1 do të shërbejë për mbledhje të dhënash
Turqia ka lëshuar sot satelitin e dytë në hapësirë. GÖKTÜRK-1 u lëshua nga Guajana franceze dhe konsiston në një mjet prej 1 070 kg pa karburant, i pajisur me një kamera me rezolucion të lartë e aftë të kryejë 60 mijë fotografi në vit. GÖKTÜRK-1 është sateliti i dytë i prodhuar nga kompani turke që lëshohet në hapësirë pas GÖKTÜRK-2 që u lëshua në vitin 2012.
Synimi I këtij sateliti siç bëhet e ditur nga deklarata për shtyp e ushtrisë është mbledhja e të dhënave pa kufizim gjeografik. Po kështu pritet që ai të përdoret në ndihmë të forcave turke në rajon lindore dhe juglindore, Irak e Siri.
Në fjalën e tij, presidenti turk, Erdogan, vlerësoi punën e bërë dhe kritikoi vende anëtare të NATO-s, që nuk furnizojnë Turqinë me drone.
“Tani ne po i prodhojmë vetë ato, më lirë”, tha ai.
http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-launches-space-satellite-gokturk...
Add new comment