Kina bëhet faktor në luftën në hapësirë
Kina po i intensifikon përpjekjet për t’u bërë superfuqi edhe në hapësirë. Një ekip shkencëtarësh në Kinë kanë krijuar një pajisje që përdor eksploziv për të shkatërruar satelitët e armikut.
Arma mund të futet brenda grykës së shkarkimit të satelitit, sipas The South China Morning Post. Kjo e fundit i referohet një dokumenti, sipas të cilit arma në fjalë mund të shpërthejë për të krijuar një "shpërthim të qëndrueshëm dhe të kontrolluar nga koha".
Çuditërisht, arma e lë satelitin të paprekur pas shpërthimit, por dëmton brendësinë e sondës. Kjo bën që sulmi të mund të ngatërrohet për një aksident motori.
Ndërsa është e paqartë se si saktësisht do të futet pajisja në një satelit, kjo metodë ofron një mënyrë të re për t’I nxjerrë jashtë loje sondat e kundërshtarit pa përdorur lazer ose raketa, të cilat janë lehtësisht të zbulueshme - dhe lë të kuptohet për një të ardhme në të cilën spiunazhi përfshin sabotimin e satelitëve aktivë në orbitë.
Gara e Armëve Hapësinore
Kina ka shtuar së fundmi arsenalin e saj të armatimit anti-satelitor – duke bërë që të Uashington të shtohet frika e një sulmi ndaj anijes kozmike orbitale të SHBA-së. Paralelisht, Pentagoni I ka shtuar përpjekjet për të ndërtuar arsenalin e vet të armëve anti-satelitore. Nga ana tjetër, edhe Rusia ka filluar të hulumtojë armët e saj hapësinore.
Situata të kujton në mënyrë të frikshme qarkun e reagimeve gjatë Luftës së Parë të Ftohtë. Nëse një vend prodhon armë të tilla, kjo nxit rivalët e tij të prodhojnë armët e veta, derisa globi të mbushet me armatime gjithnjë e më të rrezikshme.
Add new comment