NASA prek diellin
Sateliti i ri Nasas, Parker Solar Probe nisi udhëtimin drejt diellit. Për shkak të anomalive lëshimi në hapësirë u bë me një ditë vonesë nga stacioni Space Center në Florida. Sateliti i teknologjisë së lartë që ka përmasat e një makine të vogël, do ta studiojë diellin nga një distancë e afërt, pasi të ketë hyrë në orbitën e tij.
Parker Solar Probe do të fluturojë me një shpejtësi prej rreth 700.000 kilometrash në orë dhe do t’i afrohet diellit në një distancë prej 6 milionë kilometrash, shtatë herë më afër se çdo satelit tjetër. Nëse gjithçka shkon mirë sateliti do të prekë orbitën e diellit në nëntor të këtij viti.
Teknologjia e lartë do të ndihmojë shkencëtarët të hedhin dritë mbi misteret e kurorës së jashtme të atmosferës diellore, e cila "ngre" të ashtuquajtërn erë diellore që penetron në sistemit tonë. Më në fund shpresohet të kuptohet pse kurora e jashtme e diellit është deri në 300 herë më e nxehtë se sipërfaqja e tij, përderisa energjia gjenerohet në brendësi të tij.
Vendimtar për suksesin e misionit shtatë-vjeçar që do të ketë një kosto prej gati 1.5 miliardë dollarësh është mburoja termike e satelitit që i krijon kushtet ketë një temperaturë rreth 29 gradë celscius në brendësi nga 1370 gradë që do jetë jashtë tij.
3-2-1… and we have liftoff of Parker #SolarProbe atop @ULAlaunch’s #DeltaIV Heavy rocket. Tune in as we broadcast our mission to “touch” the Sun: https://t.co/T3F4bqeATB pic.twitter.com/Ah4023Vfvn
— NASA (@NASA) August 12, 2018
Add new comment