Tri herë mbi Hubble, lëshohet sateliti James Webb (VIDEO)
Teleskopi James Webb, një projekt me vlerë 10 miliardë dollarë, është lëshuar nga Toka. Ai u transportua drejt qiellit me një raketë Ariane nga porti Kourou në Guajanën franceze.
Webb e ka marrë emrin nga një prej arkitektëve të uljeve të misionit Apollo në Hënë. Teleskopi është i dyti pas të famshmit Hubble.
Megjithatë, falë punës së inxhinierëve që punojnë me agjencitë hapësinore të SHBA-ve, Evropës dhe Kanadasë, Webb është 100 herë më i fuqishëm.
Ngritja u prit me padurim, për shkak të raketës Ariane. Edhe pse kjo e fundit është një automjet shumë i besueshëm, nuk ka shumë garanci kur bëhet fjalë për raketat.
Teleskopi i ri është i pajisur me një pasqyrë të artë 6.5 metra e gjerë, tre herë më e madhe se reflektori kryesor në Hubble.
Optika e zmadhuar, e kombinuar me katër instrumente super të ndjeshme, duhet t'u mundësojë astronomëve të shikojnë më thellë në hapësirë – rrjedhimisht edhe në kohë - se kurrë më parë.
Një objektiv i rëndësishëm janë yjet e parë që i dhanë fund errësirës, e cila mendohet se pushtoi kozmosin menjëherë pas Big Bengut më shumë se 13.5 miliardë vjet më parë.
Ishin reaksionet bërthamore në këto objekte që farkëtuan atomet e para të rënda thelbësore për jetën - karboni, azoti, oksigjeni, fosfori dhe squfuri.
Një tjetër funksion i teleskopit është të studiojë atmosferat e planetëve të largët. Kjo do t'i ndihmojë studiuesit të vlerësojnë nëse këto botë ka gjasa të jenë apo të bëhen të banueshme.
Add new comment