sali berisha

“Doktori është si vera”

Postuar në 17 Shtator, 2021 12:54

Ilir Meta zgjodhi të mos përfshihej në debatin politik që është hapur së fundmi në PD, megjithatë nuk e kurseu një koment pozitiv për Sali Berishën.

Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime. Sigurisht që Berisha nuk mund të rri pa e thënë… doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet.

Luftë hibride pa asnjë akuzë konkrete

Postuar në 05 Gusht, 2021 18:14

Sot ish-kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi publikisht nga pala amerikane që të formulojë një akuzë konkrete, me prova dhe fakte që të mund të përligjë vendimin e saj për shpalljen non grata të tij, ashtu edhe komentet publike të ambasadores Yuri Kim.

Gjithë pushtetin eunukëve!

Postuar në 30 Korrik, 2021 17:03

 

Yuri Kim ka bërë lajm sot me një deklaratë të vetën pas një takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Pas takimit ajo foli thuajse me emër kundër ish-kryeministrit Sali Berisha duke kërkuar në mënyrë ultimative që PD-ja të shkëputet prej tij:

Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryetarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje.

Amerikanizëm që duhet luftuar politikisht

Postuar në 20 Maj, 2021 13:49

Ndoshta do të qëndrojë gjatë si “argument” në politikë dhe median shqip, mendimi se Sali Berishën e nxorën nga politika amerikanët. Po ata që e mbështetën në fillimet e tij si pakkush, aq sa ambasadori amerikan dilte në fushatë elektorale pro tij në vitin e largët 1992. Në një farë mënyre ne po dëshmojmë një politikë amerikane në pastrimin e skenës politike të vendit që po nis me politikanin kryesor të 30 viteve. Ta sqarojmë që në fillim: vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është vendim i institucioneve të një vendi të huaj dhe tërësisht Sovran.

Reagimi i Berishës ndaj Blinken: Soros, korruptori dhe armiku më i madh i demokracisë shqiptare

Postuar në 19 Maj, 2021 18:38

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak më parë lidhur me shpalljen non grata nga SHBA përmes një shënimi në Facebook, adresuar sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Teksa mohon akuzat ndaj tij, Berisha shprehet se sulmi që po ndodh sot është në fakt pasojë  e konfliktit të tij me George Soros dhe kundërshtimit të projekteve të këtij të fundit në hapësirën shqiptare. Më poshtë reagimi i plotë i Berishës: 

Përgjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit të Shtetit të SHBA për vendimin e tij për të ndaluar hyrjen time në SHBA!

Qeshni me Shqipërinë! Taulant Balla përshëndet vendimin e SHBA kundër Berishës

Postuar në 19 Maj, 2021 15:03

Taulant Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non grata të Sali Berishës. Ka nevojë për prezantim? Jo. Dihet kush është Taulant Balla, i cili e jep përshëndetjen pas një fotoje me maskë në profilin e tij në Facebook. Të jetë kaq i qetë zotëria dhe i gëzuar? Ndoshta. Anti-korrupsioni është një ndër pasionet e socialistëve të këtij kallëpi, ndaj edhe përmbajtja është e vështirë.

Tentativë amerikane për t'ia dhuruar partiçkën Lulzim Bashës

Postuar në 19 Maj, 2021 14:54

Sot është njoftuar zyrtarisht se SHBA ka shpallur non grata Sali Berishën dhe familjarët e tij për akte korrupsioni e minim të demokracisë.

Mesa duket politika e SHBA në Tiranë ka dështuar hapur në imponimin e direktivave të veta pranmë PD-së, të cilën Lulzim Basha, as e ka, as nuk e ka, për të kaluar në veprime radikale si ky që shohim tani. 

Veprime dhe më tepër gjeste publike që nuk bëjnë gjë tjetër veçse interferojnë brutalisht në politikën shqiptare ku vepron aktualisht një ambasadore e dështuar e SHBA, e cila po kërkon të mbajë në Parlament PD-në e Lulzim Bashës.

Pazari i madh për të Majtën

Postuar në 19 Mars, 2021 23:58

 

Deti u shit...edhe në dhjetor

Postuar në 26 Dhjetor, 2020 18:02

Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar disa dokumente përmes të cilave ka njoftuar edhe ata që nuk e dinë ose nuk arrijnë ndonjëherë të njoftojnë neuronet për atë që ndodh se Shqipëria ka prej dekadash shtrirje detare 12 miljesh. Rama e ka bërë këtë gjë për të kundërvepruar ndaj thirrjeve se edhe në dhjetor deti iu shit Greqisë, ashtu siç u bë në janar, shkurt e më pas.

Çatia e 8 dhjetorit

Postuar në 08 Dhjetor, 2020 13:54

Janë dy njerëz në Shqipëri që kanë dëshirë të strehohen në një ngjarje anonime si ajo e 8 dhjetorit. Që t’i bëjnë vend vetes në atë lëvizje që dashur pa dashur ka marrë rrugët e historisë dhe është glorifikuar si çdo tubim në këtë vend.

Pages

Subscribe to RSS - sali berisha