Tentativë amerikane për t'ia dhuruar partiçkën Lulzim Bashës
Sot është njoftuar zyrtarisht se SHBA ka shpallur non grata Sali Berishën dhe familjarët e tij për akte korrupsioni e minim të demokracisë.
Mesa duket politika e SHBA në Tiranë ka dështuar hapur në imponimin e direktivave të veta pranmë PD-së, të cilën Lulzim Basha, as e ka, as nuk e ka, për të kaluar në veprime radikale si ky që shohim tani.
Veprime dhe më tepër gjeste publike që nuk bëjnë gjë tjetër veçse interferojnë brutalisht në politikën shqiptare ku vepron aktualisht një ambasadore e dështuar e SHBA, e cila po kërkon të mbajë në Parlament PD-në e Lulzim Bashës.
Në këtë kuadër akti në fjalë nuk denoncon një personalitet të korruptuar, por korrupton një klimë politike në Shqipëri, teksa me një status të Anthony Blinken na njofton anglisht se Sali Berisha është maskarai më i ri në listën amerikane.
Shumëkush priste që këtë gjë ta bënte lideri i Ballkanit, reforma në drejtësi. Asgjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi as tranzicioni real në PD, ndaj sot kemi një ndërhyrje ekstra që skualifikon paralelisht me testamentin amerikan për PD-në, edhe familjarë të Sali Berishës nga e drejta për të kandiduar për drejtimin e partisë.
Është padyshim një turp për politikën amerikane në Tiranë që befas kujtohet dhe ka zbuluar se njeriu që për aq vite u shërbeu edhe me marrëzitë e veta, që pati emocionin e pritjes së një presidenti të SHBA në Shqipëri, na qenkësh i korruptuar dhe minon demokracinë.
Sigurisht që ky gjest shpjegon edhe luhatjet e presidentit aktual Ilir Meta, që ka muaj që nuk di çfarë flet e çfarë bën. Por le të mos ushqejmë iluzione se ai paragraf ka ndonjë forcë kush e di se çfarë. ShBA nuk përfaqëson më ndonjë kredencial moral në këtë botë, është po ai vend që sot bën marrëveshje me talebanët. Ndaj do të ishte gabim që sot të nisej një gjyq moral ndaj Sali Berishës të cilin nuk do na e prezantojnë amerikanët e Joe Biden. As Shkëlzenin dhe as Argitën. Ky është një teatër i shpifur që të kujton puthjet me Gedafin dhe pastaj heqjen zvarrë të tij dhe shpalljen diktaror.
Thjesht dhe qartë: Lulzimit mesa duket po i dorëzojnë partiçkën që s’e mori dot kurrë vetë. Atë partiçkë të cilën dje e mbrojtën nga fraksionet. Ashtu me porosi dhënë ndaj Lulzimëve bjondë që sot janë askushër.
Nesër do ta quajnë Lider. Pak më vonë, do shkruajnë edhe Historinë. Si përherë në këtë vend.
s.zaimi
Comments
Hahahahaha. Na knoqet.
Hahahahaha. Na knoqet. Imperializmi amerikan.
Imperializmi? Kaq di te
Imperializmi? Kaq di te thuash per amerikanet?
Non grata
Ndonje gje per vete akuzat a ke te thuash, se keto te tjerat jane interpretime (qe mund te jene dhe te verteta por qe deri atehere ngelen per tu provuar). Per momentin, elefanti ne dhome eshte qe kemi nje ish-president e ish-kapominister qe akuzohet per korrupsion te qenesishem e ndikim te dhunshem ne punet e shtetit e gjyqesorit. Dhe ata miqte pertej detit nuk eshte se kur e thone nuk e dine apo nuk e provojne po ra fjala. Te fshihesh mbas ambasadores amerikane qe qenkerka e 'dobet' (ne fund te dites ajo nuk ka tager per te qeverisur Shqiperine por per te mbrojtur interesat amerikane ne vendin qe i kane dhene - kjo harrohet kur flitet per ambasadoret si lojtare lokale dhe jo si nderyres e lobiste qe jane e qe duhet te jene). eshte 'fshiu pas gaxhojit', elefanti eshte diku tjeter.
ShBA e shpallin non grata.
ShBA e shpallin non grata. Per interee te tyre sic po na thoni JU. Ne nuk e shpallem dot te tille. Ndaj nuk i duhet kujt kjo drejtesi popullore. Nese mund te quhet e tille.
Po luajne te njejten loj qe
Po luajne te njejten loj qe bene ne L e Mesme, hoqen Mubarakun sollen Sisin, hoqen Gadafin do te sillnin Haftarin.
Birishet jane plakur tashme...... DASHi me zile used and abused them dhe tashme nuk i do me.
Add new comment