Amerikanizëm që duhet luftuar politikisht
Ndoshta do të qëndrojë gjatë si “argument” në politikë dhe median shqip, mendimi se Sali Berishën e nxorën nga politika amerikanët. Po ata që e mbështetën në fillimet e tij si pakkush, aq sa ambasadori amerikan dilte në fushatë elektorale pro tij në vitin e largët 1992. Në një farë mënyre ne po dëshmojmë një politikë amerikane në pastrimin e skenës politike të vendit që po nis me politikanin kryesor të 30 viteve. Ta sqarojmë që në fillim: vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është vendim i institucioneve të një vendi të huaj dhe tërësisht Sovran.
Në këtë kuadër gjykimi mbi atë akt nuk bëhet mbi të drejtën për ta marrë vendimin, por për pasojat që ai prodhon në një vend tjetër. Aktualisht ne kemi edhe dy politikanë të tjerë që janë nën sanksione të ngjashme: Vangjush Dako dhe Tom Doashi. Por as për njërin dhe as për tjetrin nuk kemi ndonjë të dhënë konkrete që të shndërrojë vendimin e DASH në procedim penal konkret në mënyrë që të kuptojmë realitetin e akuzës.
Për Sali Berishën kemi akuzë në plan familjar dhe duhet pritur prova e saj. Të cilën e ka kërkuar vetë i akuzuari. Ky është aspekti teknik. Lidhur me aspektin politik vendimi i DASH, më tepër sesa nga nevoja për drejtësi, apo flagranca e faktit, udhëhiqet nga koninuktura në Shqipëri dhe intreresi amerikan për të ndërhyrë në procese që janë aktualisht të bllokuara dhe në një ekuilibër të sforcuar.
Ajo që është qartësisht e dukshme është një goditje politike ndaj një personi kyç në politikë që përcakton vendimmarrje dhe drejton procese. Ndaj pyetja që shtrohet këtu është e thjestë: nga cili interes duhet gjykuar kjo goditje dhe kjo lëvizje? Si duhet kontekstualizuar ajo brenda suazës së reformës në drejtësi përderisa kjo e fundit po bëhet e qartë se është një instrument në duart e atyre që e financojnë?
Do të duhet pak kohë për të kuptuar mirë se çcfarë po ndodh, por nëse sheh sesi akti në fjalë ka ndarë në mes skenën politike dhe mediatike shqiptare, mund të kuptosh se SHBA në Tiranë ka levat e veta opinionale përmes të cilave përpunon opinionin, e kontrollon debatin dhe synon të mos lejojë shkarjen e tij në premisa që do të vinin në diskutim seriozitetin e politikës amerikane në këtë vend.
Na është thënë e stërthënë se reforma në drejtësi është interes strategjik i SHBA, por askush, asnjëherë nuk sqaron se ku qëndron ky interes. Sot mesa duket po shohim një reliev të largët të atij interesi që është kontrolli. Asgjë më shumë se kaq. Kontrolli në funksion të një politike preventive. Dhe kjo politikë nuk po i rezervohet asnjë forme morali dhe etike, përderisa e amplifikon veten jo vetëm përmes akteve të tilla, por përmes altoparlantëve mediatikë e partiakë të Tiranës që janë shprehje e pastër korrupsioni.
Nëse kjo është politikë amerikane, atëherë patjetër që ajo duhet kundërshtuar dhe me forcë. Ata që sot flasin në emër të miqësisë së përjetshme, për sondazhe me mbi 90% miratim, apo për “diellin që lind nga Perëndimi”, nuk bëjnë gjë tjetër veçse afirmojnë rolin e ushtarit në një skakierë që nuk na përket, por vetëm na ka për objekt.
Nëse kjo politikë sot trumbetohet si triumf i drejtësisë nën flamurin amerikan, atëherë është logjike dhe parimore që ajo të kundërshtohet nisur nga pasojat e qarta që po prodhon dhe sidomos nga perspektiva që po krijon. Ai lloj amerikanizmi që në fakt na trumbetohet si orientim politik dhe kulturor po na manifestohet si projekt i inkubimit politik të fidanëve të rinj që sot flasin nën sfondin e një ambasade, kurse nesër do katapultohen si të zgjedhur që i sugjerohen popullit. Shihni Erion Veliajn, Lulzim Bashën e të tjerë. Nëse do ta quajnë kundërshtimin e këtij lloj amerikanizmi si antiamerikanizëm, atëherë më mirë kështu, sepse kjo politikë që kultivon dhe mbyll karriera, është ku e ku më keq sesa ajo poliktika e emisarëve jugosllavë, një anti-totem I të ashtuquajturës demokraci pluraliste në këtë gjoja Republikë.
s.zaimi
Comments
vendimi amerikan pervec se
vendimi amerikan pervec se retorikes ne media nuk eshte se ka ndonje impakt kushedi. Ne kete rast ne fakt perputhet me deshiren e shqiptareve qe duan te shohin pak drejtesi te munguar.
Shume nga keta qe amerika i dizenjon non grata vazhdojne jeten e tyre te lumtur neper europe e me gjere. Ne shqiperi eshte kosto me e madhe per ta mqs shqiperia ka nje lidhje rte forte me ameriken, e ka influence te pa-precedente amerikane ne politike-berjen shqiptare ...
Ato idiotizmat se berisha ka sjelle demokracine e ka qene i adhuruari i amerikane ... te lutem se nuk kemi me stomak per to.
Interesi i amerikaneve qe ne ate vend te kete stabilitet perputhet dhe me interesin e shumices se shqiptareve kete radhe.
Disave po u duket uau .... per momentin ... se asnje nuk kishte bole ta theshte ne publik qe S.berisha eshte nje llum i ketyre viteve te tranzicionit. shih disidentet e partise se tij e gjithe demokratet qe kane frike ti zene ne goje dhe emrin.
shumica e shqiptareve (dhe ketu te me falin ata qe nuk bien dakort) e dine shume mire se familja ka beri si i ka dashur qejfi duke akumuluar pasuri ne menyre te paligjshme e shfrytezim pushteti. Asnje gje e re deri ketu. Dhe keta shqiptare duan te e shohin ne dyer gjykate kete hor. Bashke me Ilirin (qe s'ka gjykates te korruptuar per te na thene se eshte i pafajshem)
Eshte shume e veshtire te provosh ne rruge ligjore per keto qe akuzohet berisha se ata kane punuar me kujdes, po shihe m**** si e kane lene nga mbrapa topa topa... qe nga lalezi e deri ne tirane, ky dhe shpura e tij me te cilen kane perfituar bashke.
sa per politiken amerikane mos haro qe ndron sipas interesave te shtetit nga vjen. amerikanet kane financuar diktatore dhe me pas i kane rezuar e vrare bile (pra ke precedente historike te kesaj sjellje sa te duash). Keshtu qe mos u dhjaks kaq shpejt.
Sa per provat mos kujto se do presim amerikanet te na tregojne ne pisllekun apo bardhesine e berishes. ky qe ishte vete ali e vet kadi me gjyqtare tip qoke alla Hajdari (familje horrash) e shpure PD-istesh idiote partiake pa asnje vlere ne shoqeri, njeri hakmares e influece pushteti per cdo afere ne ate bythe vend ... aman te lutem mos na beni moral tashti tek kerkon te pafajshmin deri sa te deklarohet fajtor.
Kjo eshte nje ceshtje shume me komplekse si nga ana amerikaneve qe s'ju kushton ndonje gje te nxjerrin ke te duan non-grata ne republika bananesh, si nga ana e shqiptareve qe gezohen e indinjohen, pa e pasur shume te qarte ate qe ka ndodhur e do ndodhe.
Sa per lalin mos kij merak se ai qe ka inat e prova do i hedhe ne mexhelis, e nuk na behet vone nqs e nxjerin non-grata amerikanet a jo, dhe mbi te gjitha e promovojne a jo.
A merika shume gjera i ben me regull treshi, e ne ballkan shume koncepte qe shiten ose mbrohen si te shejta ... thjesht eshte veshtire te aplikohen e zene vend.
Beji pyetje vetes a e duam nje drejtesi qe do nxjerre lakuriq dhe lali erin a berishen, dhe liken a beqen?
e pse jo?
Add new comment