rikonstruksioni
Dalin "sekretet" e djalit serioz të Bankës së Shqipërisë me hotel "Dajti"
Një shkrim i publikuar nga BIRN, zbulon praktikat e Bankës së Shqipërisë për një procedurë të shumëpërfolur siç është rikonstruksioni i hotel “Dajtit”.
Për Notre Dame arkitekti duhet ta qepë gojën
Nuk është vetëm Shqipëria e vogël dhe pak demokratike që dëshmon sesi pushteti ndërhyn ende në punët arkitektonike. Edhe Franca e Emmanuel Macronit i dëshmon deliret e ngjashme me atë që shohim me stadiumin kombëtar apo edhe Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Mbrojta e Teatrit Kombëtar, aktivisti: Do të krijojmë një fond për rikonstruksionin
Krijimi i një fondacioni në ndihmë të teatrit, që do të çojë në rikonstruksion të godinës së tij është ajo çfarë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka në plan të ndërmarrë së shpejti në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Diçka të tillë pohon pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci në një bisedë në “TemA TV”, ku ka folur në lidhje me atë se si do të vijojë mbrojtja e Teatrit Kombëtar dhe hapat që janë menduar të merren në këtë drejtim.
Spital i ri në Sarandë? Ministrja nuk sqaron ku do gjenden mjekët
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon sot në profilin e vet në Tëitter lajmin se investimet në spitalin e Sarandës janë duke shkuar drejt fundit.
Drejt përfundimit spitali modern i Sarandës, materniteti dhe pajisja me aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë. Për herë të parë edhe pistë helikopteri
njofton ministrja.
Si ruhet kujtesa historike e një qyteti? Një leksion nga Verona, ku është rrëzuar projekti i kryebashkiakut Tosi
Maxhoranca miratoi mbrëmjen e së enjtes projektligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Pas një seance të gjatë, që u karakterizua nga debate të ashpra në sallë dhe një protestë e artistëve dhe qytetarëve para Parlamentit, maxhoranca kaloi vetëm me votat e deputetëve të saj ligjin e ri. Si për koincidencë, në të njëjtën kohë në Verona, Autoriteti Mbikëqyrës i Arteve të Bukura të Veronës hodhi poshtë një projekt që kishte për qëllim mbulimin e amfiteatrit antik, që njihet ndryshe si Arena.
Asnjë kompromis për Teatrin. Velo: Godina mund të rikonstruktohet
Arkitekti Maks Velo ka deklaruar sot gjatë një fjale të mbajtur në protestën e artistëve kundër prishjes së Teatrit, se godina ekzistuese mund të rikonstruktohet. Mendimi i dhënë prej tij shko kundër idesë së promovuar së fundmi se godina nuk mund veçse të prishet.
Më poshtë edhe deklarata e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Teatrit Kombëtar që hedh poshtë pretendimet e z. Veliaj se kompromisi është afër.
Sekuestrohen dokumentet e tenderit për rikonstruksionin e ish-hotel "Dajti"
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e tenderit të zhvilluar për rikonstruksionin e ish-hotel “Dajtit”, tender i kryer nga Banka e Shqipërisë. Hetimi është nisur pas një padie të shoqatës së ndërtuesve, ndërkohë që siç raporton Vizion Plus, prokuroria po heton edhe për akin e blerjes së ish-hotelit nga Banka në shumën e 30 milionë eurove.
Pas fotografisë së rikonstruksionit, bizneset afër pushtetit, Banka dhe ca miliona euro
Vizion Plus hedh dyshime mbi hapjen e tenderit për rikonsturksionin e hotel “Dajtit” në fushatë elektorale. Në një kronikë të realizuar sot, ky televizion që posedohet nga kompani ndërtimi, thotë se “vendimi për rionstruksionin e hoetlit nga Banka e Shqipërisë, rrezikon të anulohet, pasi Shoqata e Ndërtuesve ka përgatitur një padi në prokurori, lidhur me procedurën që ky institucion ka ndjekur për tenderimin e këtij objekti. Burime nga shoqata thonë se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, për të zbardhur një proces abuziv”.
Parada e punëve botore
Ka disa ditë që kryeministri në vetë të parë, përmes profilit të vet në Facebook poston rregullisht copëza të asaj që e quan Rilindje Urbane të Shqipërisë. Shkolla të rikosntruktuara, sheshe publike në qytete të Shqipërisë ku është bërë ndërhyrje, projekte për teatro etj.. Një galeri suksesesh dhe projektesh që emfatizohen si përpjekja për ringjalljen e vlerave komunitare.
Sikleti i një premtimi që vazhdon(pa fotot përkatëse)
Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dalë në një pronocim pë shtyp pas një aktiviteti të zhvilluar me rastin e inaugurimit të një kopështi në Tiranë, afër Fushës së Aviacionit. Duke folur me një fëmijë në krah, Veliaj, ka nisur fjalinë me premtimin për të gdhenur memorien e Tiranës dhe banorëve të saj: “Dua të theksoj që, ky vit do të mbahet mend si viti i fëmijëve në Tiranë”(http://vizionplus.al/veliaj-2016-do-jete-viti-i-femijeve/).