Për Notre Dame arkitekti duhet ta qepë gojën
Nuk është vetëm Shqipëria e vogël dhe pak demokratike që dëshmon sesi pushteti ndërhyn ende në punët arkitektonike. Edhe Franca e Emmanuel Macronit i dëshmon deliret e ngjashme me atë që shohim me stadiumin kombëtar apo edhe Teatrin Kombëtar në Tiranë. Së fundmi gjenerali francez që mbikëqyr punimet për rikonstruksionin e Notre Dame në Paris, Jean-Louis Georgelin ka urdhëruar thuajse arkitektin e caktuar për këtë punë, Philippe Villeneuve që të qepë gojën.
Konflikti mes të dyve lidhet me formën e kupolës. Gjenerali dhe mesa merret vesh edhe presidenti Macron janë për një kupolë moderne, kurse arkitekti mendon se duhet ruajtur forma mesjetare. Presidenti Macron ka vendosur një afat pesë vjeçar për rikonstruktimin, por kjo konsiderohet thuajse e pamundur. Vetë Villeneuve ka deklaruar pak kohë më parë se sido që të restaurohet katedralja ajo nuk ka për të qenë më origjinalja.
Katedralja e famshme u përfshi nga flakët në muajin prill të këtij viti.
Add new comment