arkitekti
A duhet të punojnë arkitektët për regjime shtypëse? Rasti i Bjarke Ingels*
Për Notre Dame arkitekti duhet ta qepë gojën
Nuk është vetëm Shqipëria e vogël dhe pak demokratike që dëshmon sesi pushteti ndërhyn ende në punët arkitektonike. Edhe Franca e Emmanuel Macronit i dëshmon deliret e ngjashme me atë që shohim me stadiumin kombëtar apo edhe Teatrin Kombëtar në Tiranë.
Bjarke, ti je vrasës me pagesë!
Emrin tuaj unë e dëgjova për herë të parë më 23 nëntor 2017. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, tha në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, se ju ishit ofruar për të projektuar Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë, madje i kishit paraqitur atij (në mënyrë ende të paqartë për opinionin publik shqiptar) projekt-idenë tuaj “fantastike”. Përralla dukej tepër e bukur për të qenë e vërtetë: Ju, starkitekti (arkitekti yll), projektuesi i një prej kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ishit vetofruar për t’i bërë këtë nder Shqipërisë dhe Tiranës.
Arkitekti i Stadiumit Kombëtar (me kullën hotel), i arrestuar për korrupsion në Itali në 2008
Marco Casamonti, i cili i prezantua si arkitekti i kompanisë “Archea” që projektoi stadiumin e ri kombëtar të Shqipërisë rezulton i arrestuar në Itali për korrupsion në vitin 2008. La Repubblica shkruante në atë kohë se nga hetimet e zhvilluara prej prokurorit Giuseppe Quattrochi, u zbulua implikimi i arkitektit Marco Casamonti në një tender 98 mijë eurosh për rikonstruksionin e një ndërtese në komunën Terranova Braçiolini.
Për Tiranën, ide për ndryshime edhe në pallatet ekzistuese
Stefano Boeri, arkitekti italian i përfshirë në disa projekte për Tiranën, ka dhënë një intervistë për Top-Story. Boeri jep edhe disa mendime për kryeqytetin shqiptar për të cilin mendon se “duhet zhvilluar së brendshmi”. Më poshtë dy nga përgjigjet e tij:
Plane të cilat kanë qenë “të Ramës”, “të Bashës”, por kurrë plane “të Tiranës”. Cili do të ishte dallimi i këtij të riut nga të tjerët? Pra, cila do të jetë firma e një eksperti, e një arkitekti, sepse Tirana gjithmonë ka pasur firmën e arkitektëve politikë, kjo që nga kohërat e Enver Hoxhës.