rama
Berisha del në skenë: Do japim jetën për Revolucionin Demokratik
Pas vendimit të opozitës për të ngritur Shtabin e Mosbindjes Civile, njeriu që dyshohet se qëndron pas radikalizimit të aksionit të opozitës, ka ashpërsuar gjuhën dhe kërcënimet për kryeministrin Rama. Në një fjalim nga çadra, që pritet të përfundojë misionin në 7 Maj, ditë kur aksioni i opozitës do të zhvendoset në Kavajë, Sali Berisha ka folur për përplasje që mund të çojë edhe në jetë të humbura nga opozita, për hir të votës së lirë siç thotë ai.
Mbreti gjysmëlakuriq dhe gjysmëopozita
Negociatat me ndërmjetësimin e dy negociatorëve europiane prodhuan një realitet të ri politik që do ta detyrojë qeverinë të lëvizë nga llogorja në raport me çështje që deri dje refuzonte t'i pranonte. Pranimi i problemeve me dekriminalizmin, narkotrafikun, implikimin e policisë dhe shitblerjen e votës shënoi një fitore të vogël të opozitës dhe një goditje për imazhin e qeverisë.
Zbardhen lëshimet e Ramës, PPE heq dorë nga negocimi
Kanë qenë dy ndërmjetësit e Parlamentit Europian David McAllister e Knut Fleckenstein që kanë zbardhur pozicionet e palëve në negociatat që u zhvilluan të ndara. Në një deklaratë të shkurtër zyrtarët europianë njohën opinionin publik me çështjet e diskutuara shumë prej të cilave shqetësime të opozitës.
Ndërmjetësimi europian, pa zgjidhje. Rama del komod nga negociatat
Nga raundi i parë i negociatave me ndërmjetësit europianë David McAllister dhe Knut Fleckenstein duket se ka dalë i kënaqur vetëm kryeministri Rama. Në thelb drafti i propozuar prej misionit përputhje me disa qëndrime të qeverisë, çka ka e ka bërë edhe me komod pjesëmarrjen e Ramës në këtë takim.
Boja e legalizimeve, Lezha një shembull që demaskon shfaqjet e kryeministrit
Ka kohë që propaganda përdoret për të mbuluar “pisllëqet” e pushtetit edhe në çështje që janë konsideruar si arritje madhore të kësaj qeverie. Vetë kryeministri shëtit fshat më fshat me një mikrofon në dorë duke u vënë festen hallexhinjve që marrin në dorë nga një tapi legalizimi të shoqëruar me limonadat elektorale të kryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Me hapjen e platformës televizive personale ERTV, Edi Rama është kujdesur që në publik të dalë vetëm retorika e tij për çka po bën qeveria.
Hahn reagon për "diletantin nacionalist" Edi Rama
Komisioneri Johannes Hahn pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic u shpreh për deklarat e Rames lidhur me bashkimim e shqiptarëve ne Ballkan. "Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktve dhe të papranueshme"- deklaroi Hahn duke iu referuar deklaratave të kryeministrit shqiptar në intervistën për Politico.
Dy padi në Prokurori për Ramën e Berishën
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori për shpërdorim detyre kryeministrin Rama, ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani, avokaten e Shtetit Alma Hiçka disa zyrtarë dhe 10 anëtarët e grupit negociator për marrëveshjen e mirëkuptimit me kompaninë çeke CEZ të nënshkruar në 23 qershor të vitit 2014.
Akoma nuk keni vjedhur diçka në këtë vend? Jen(m)i budallenj!
Lexoni se çfarë deklaron sot kryeministri në Kukës:
Bashkimi nacional i shqiptarëve e përjashton këtë klasë politike
Beogradi zyrtar po luan për disa ditë rresht me kartën e shqetësimit nga deklaratat nacionaliste të politikanëve shqiptarë. Shkak u bë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për “Politico”, ku në respekt të një frekuence 3 mujore, Edi Rama u rishfaq me gogolin e nacionalizmit shqiptar dhe projektit të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, si alternativë ndaj dështimit të anëtarësimit në BE. Deklaratën e tij e pasoi presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, në garë për epërsi morale në botën shqiptare, e mandej edhe Jonuz Musliu në Luginën e Preshevës.
Oferta e Kryeministrit: Votoni vettingun kundrejt hyrjes në zgjedhje jashtë afateve!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një postim që e quan “Shënimi i ditës”. Në këtë shënim, ai zbardh një ofertë shkëmbimi për shtyrjen e afateve të regjistrimit të PD-së në zgjedhje që përfundon me listat e kandidataëve më 29 prill. Sipas Ramës ky shkëmbim është votimi i vettingut.