Zbardhen lëshimet e Ramës, PPE heq dorë nga negocimi
Kanë qenë dy ndërmjetësit e Parlamentit Europian David McAllister e Knut Fleckenstein që kanë zbardhur pozicionet e palëve në negociatat që u zhvilluan të ndara. Në një deklaratë të shkurtër zyrtarët europianë njohën opinionin publik me çështjet e diskutuara shumë prej të cilave shqetësime të opozitës.
“Dy anëtarët e Parlamentit Europian paraqitën propozime për të bërë përpara, të cilat përfshijnë dekriminalizimin, luftën kundë lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësimin e proçesit zgjedhor, dhe për ndërtimin e besimit politik. Ata propozuan gjithashtu ide për diskutimin e datës së zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme para-zgjedhore në strukturën qeveritare për të ndëtuar besimin afat-gjatë në sistem. Nga mazhorancen pati dakortësi në pikat e propozuara për sa kohë vetting-u do të votohet në parlament. Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për caktimin e një qeverie teknike, dhe adoptimin e sistemit elektorinik të votimit për sigurinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme”
Burime thanë se në gjatë negociatave kryeministri Rama ra dakort për të ndryshuar datën e zgjedhjeve si dhe mundesinë e disa ndryshimeve parazgjedhore në strukturën e qeverisë me ministra teknikë, por Lulzim Basha ka qenë i prerë se qeveria teknike është kusht i pa negociueshëm dhe në një dalje në orët e mbrëmjes lajmëroi përshkallëzim të protestave dhe mosbindje civile. Në këto kushte Bashkimi Europian përmes eurodeputetit Knut Fleckenstein përcolli mesazhin se heq dorë nga negociatat për t’ia lënë zgjidhjen e situatës klasës politike në vend.
Add new comment