putin
Pse Trump është rrezik dhe jo mik për Putinin
Nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-së, atëherë Vladimir Putin do të ketë një mik të fuqishëm brenda “Shtëpisë së Bardhë”. Është ky mendimi që po propagandohet çdo ditë e më shumë sa herë që flitet për politikën e jashtme të SHBA-së që do të udhëhiqet nga Trump ose Hillary Clinton, pas zgjedhjeve presidenciale.
Por më shumë se mik, Trump është një rrezik për presidentin e Rusisë dhe ambiciet e tij në Europë dhe Azi.
“Direktivë” nga Perëndimi: Rusia në Ballkan, shqetësim
Ballkani kthehet sërish në arenë përplasjesh për ndikim mes Perëndimit dhe Rusisë. Ndonëse prej vitesh në përpjekje për anëtarësim në BE, ndonëse NATO ka prezencë të shtuar në rajonin tonë, diçka po kthen erërat së fundmi. Në një vizitë të këtyre ditëve të presidentit rus Vladimir Putin në Slloveni, u vu theksi te nevoja për të edukuar brezin e ri me kujtimet e Luftës së Dytë Botërore, një mesazh ky i qartë për ndryshimet që po ndodhin në Kroaci dhe ndaj rritjes së peshës së Gjermanisë në Ballkan.
Putin, i aftë t'i shpallë luftë NATO-s
Vladimir Putin nuk do të hezitojë t'i shallë luftë NATO-s nëse kërcënimi për Rusinë do të shtohet nga grumbullimi i forcave të Aleancës në shtetet balltike. Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski.
Më fal..!
Rreth shtatë muaj pasi Turqia rrëzoi një avion luftarak rus të llojit Su-24 , me pretendimin se ka shkelur hapësirën ajrore turke, presidenti turk Erdogan ka kërkuar falje për incidentin dhe duke shprehur pikëllimin për vdekjen e pilotit. Në një letër drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, Erdogan kërkoi falje për incidentin, pasi të cilit mbizotëroi klima e një Lufte të Ftohtë midis Moskës dhe Ankarasë.
Një leksion nga Putin për gazetarin e CNN (Video)
Një nga gazetarët kryesorë të CNN, nga Fareed Zakaria u zu ngushtë pas pyetjeve që i drejtoi presidentit rus, Vladimir Putin. Zakaria u ftua për diskutim në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg mbajtur fundjavën e kaluar. Në panel ishin presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, Presidenti Putin Vladimir Putin dhe kryeministrin italian Matteo Renzi. Zakaria pyeti presidentin pse e cilësoi si "të talentuar" kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump?
BE zgjat me 1 vit sanksionet ndaj Rusisë, ministri i Jashtëm gjerman akuzon NATO-n se po nxit luftë
Bashkimi Evropian shtyu zyrtarisht për një vit sanksionet e miratuara kundër Moskës pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Sanksionet ndalojnë kryesisht nvestimet dhe importet e produkteve të gadishullit në Europë.
Vendimi që pritej për të shtyrë sanksionet deri më 23 qershor 2017 u mor gjatë Këshillit të BE-së, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Shteteve Anëtare."Këto masa do të zbatohen për qytetarët dhe kompanitë e vendosura në territorin e Krimesë dhe Sevastopolit”-deklaroi një prej anëtarëve të Këshillit.
Putin viziton Athinën, Tsipras: Zgjedhje strategjike partneriteti me Rusinë, dialog me Moskën për çështje të interesit rajonal
Greqia dhe Rusia ranë dakord të ridimensionojnë marrëdhëniet mes tyre dhe të eksplorojnë të gjitha mundësitë që ekzistojnë për rritjen e pranisë së investimeve ruse në ekonominë greke. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin në Athinë, kryeministri, grek Aleksis Tsipras e quajti një zgjedhje strategjike forcimin e marrëdhënieve të Greqisë me Rusinë.
"Kafe President", Obama e ka vendin në tualet" (Foto)
Fanatikët e presidentit rus, Vladimir Putin kanë tashmë vendin ideal për të adhuruar liderin e tyre. Mirëseerdhët në "President Cafe" në Siberinë lindore që gjendet rreth 4 mijë kilometra nga Moska. Portreti dhe buzëqeshja e presidentit Putin gjendet kudo në muret e lokalit, ndërsa ai i presidentit Obama stolis tualetin e lokalit. Iniciativa është e një 26 vjeçari që shprehet se politikisht është asnjanës dhe se gjithçka është në funksion të biznesit të tij.