BE zgjat me 1 vit sanksionet ndaj Rusisë, ministri i Jashtëm gjerman akuzon NATO-n se po nxit luftë
Bashkimi Evropian shtyu zyrtarisht për një vit sanksionet e miratuara kundër Moskës pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Sanksionet ndalojnë kryesisht nvestimet dhe importet e produkteve të gadishullit në Europë.
Vendimi që pritej për të shtyrë sanksionet deri më 23 qershor 2017 u mor gjatë Këshillit të BE-së, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Shteteve Anëtare."Këto masa do të zbatohen për qytetarët dhe kompanitë e vendosura në territorin e Krimesë dhe Sevastopolit”-deklaroi një prej anëtarëve të Këshillit.
Vendosja e saksioneve ka rritur tensionet mes Moskës dhe Brukselit. Në këtë klikë ka ndikuar edhe instalimi nga NATO i sistemit të Mbrojtjes Raketore në Rumani si dhe sërvitja e planifikuar e Aleancës në Europën Juglindore. Ministri i jashtëm gjerman Steinemeier e quajti një lëvizje të gabuar të NATO-s që sipas tij po nxit një luftë me Rusinë.
Add new comment