Putin, i aftë t'i shpallë luftë NATO-s
Vladimir Putin nuk do të hezitojë t'i shallë luftë NATO-s nëse kërcënimi për Rusinë do të shtohet nga grumbullimi i forcave të Aleancës në shtetet balltike. Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski.
Ata shprehen se “Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t’ju bindet atyre”. Dokumenti nënvizon se Rusia mund të deklarojë luftë “brenda natës” dhe se NATO-ja nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në Baltik – në shtetet si Lituania dhe Letonia. Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.
“Edhe nëse Moska nuk ka asnjë qëllim të menjëhershem për të sfiduar direkt NATO-n, kjo mund të ndryshojë papritur brenda natës dhe mund të zbatohet me shpejtësi të madhe, duke ndjekur planet tashmë të përgatitura”, thuhet ne raport. "Forcat e Rusisë në qarkun ushtarak perëndimor mund të forcojnë shpejtë njësitë dhe formacionet me pjesët tjera, nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake – të planifikuara ose të parakohshme”.
Momentalisht, Lindja e Mesme është duke shërbyer si pikë e nxehtë për konfliktet midis Rusisë dhe Perëndimit, pasi Kremlini po rrit fuqinë ushtarake në rajon për të luftuar ISIS-in, por kohë më parë ka bombarduar edhe një bazë amerikane e britanike me ushtarë të forcave speciale, raporton Telegraf. Anijet e marinës ruse gjithashtu janë përleshur dy herë me anijet amerikane dhe aeroplanët e tyre luftarakë kanë kryer sulme të simuluara në luftanijet e Pentagonit.
Comments
I njejti lajm sot tek te
I njejti lajm sot tek te gjithe portalet on line.
Me sa duket, me miratimin e reformes ne drejtesi, mediat ne pergjithesi, do te pushojne gazetare nga puna, mbasi nuk kane me se c'fare lajmesh te japin.
I vetmi lajm, per te gjithe mediat pa perjashtim, eshte politika, opozita dhe qeveria.
Po tani, c'do te bejne ?
Pse, kjo eshte GAZETARIA ?
Varferi mendimi.
Varferi intelektualiteti.
Varferi profesionalizmi.
Varferi karakteri profesional.
Varferi egoje profesionale.
Varferi dinjiteti profesional.
Varferi, etj, etj, etj, . . .
A thua edhe kjo eshte pjese e tranzicionit ?
Zoti i ndihte.
Ore, problemi nuk eshte qe
Ore, problemi nuk eshte qe japin te njejtat lajme por me e keqja eshte se ketu kemi ca rusofile qe masturbohen me te tilla lajme. Keto sikur paguhen qe ti bejne elozhe Carit te rusise. Ka kaq shume mbeturina sovjetike ketu dhe me e renda kaq shume agjenture serbos-ruse a thu se jemi ndonje nga ish republikat sovjetike apo jugosllave. Ja pse jemi ketu ku jemi edhe mbas 26 vitesh demokraci.
Ishalla do zoti, USA e vazhdon ate qe ka nisur me ne sepse po hoqi dore, na mori dreqi nga keta plerat...
GR e ke gjetur, je i sakte.
GR e ke gjetur, je i sakte. Duket qe je me shkoll. Ate thuaj, ishall vazhdojne ameriknet se ty te kan mbehstets te flakte online. Njesoj si bejtexhiu me siper.
Te kesh lare gojen me sapun,
Te kesh lare gojen me sapun, nja tridhjet here, para se te zesh me goje emrin e te madhit Donld LU, e jo me te perdoresh per pseudonim, emrin e tije.
Je shume i vogel, te ironizosh me emrin e tije.
Je nje xhuxh ne mendim inetelekti.
Donald LU, meriton permendore ne vendin me dominant ne Tirane, per c'ka ka bere e ben per kete popull e per kete vend.
Donalt LU, i jemi borxhlinj per jete te jeteve, qe na cmontoi nga kthetrat e Sali Berishes me shoke.
I perulemi te madhit Donald LU.
Se ca laj une, pune per mua.
Se ca laj une, pune per mua. Edhe se ca bej me shkum.
Ti perulu e bej hosana, por mos na caj trapin me keshilla. Majmun!
Add new comment