Më fal..!
Rreth shtatë muaj pasi Turqia rrëzoi një avion luftarak rus të llojit Su-24 , me pretendimin se ka shkelur hapësirën ajrore turke, presidenti turk Erdogan ka kërkuar falje për incidentin dhe duke shprehur pikëllimin për vdekjen e pilotit. Në një letër drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, Erdogan kërkoi falje për incidentin, pasi të cilit mbizotëroi klima e një Lufte të Ftohtë midis Moskës dhe Ankarasë.
Siç konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, Erdogan "u shprehu keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet familjarëve të pilotit të vdekur dhe kërkoi falje." Në letrën e tij, në fakt, ai e quan Rusinë "mik dhe partner" të Ankarasë, duke shprehur dëshirën për të rivendosur kontaktin me Moskën. Letra thekson në mënyrë të veçantë se Rusia është mike e Turqisë dhe partner strategjik dhe se autoritetet turke nuk dëshirojnë që marrëdhëniet e dy vendeve të prishen.
"Nuk kemi patur kurrë dëshirën apo qëllimin e vetëdijshëm për të rërzuar një avion të Rusisë"-thekson Erdogan në letrën e tij.Në të njëjtën kohë, ai pohoi se pala turke duke sfiduar rreziqet bëri përpjekje të konsiderueshme për të tërhequr trupin e pilotit rus nga duart e opozitës siriane dhe se pas transferimit në Turqi u ndoqën të gjitha proceset e nevojshme ushtarake dhe fetare.
Sipas Peskov, presidenti turk informoi për hulumtimin e bërë mbi të dyshuarit të dyshuar për vdekjen e pilotit. Në të njëjtën kohë, Erdogan ka shprehur synimin e tij për të adresuar problemet e sigurisë në rajon dhe për të avancuar bashkëpunimin me Moskën mbi terrorizmin.
Add new comment