puna

Integrim personal në BE - Brenda perimetrit të Tepsisë...

Postuar në 01 Qershor, 2018 15:11

Europa nuk është në ditët e vet më të mira. Kjo gjë dihet, por edhe shihet në llojin e politikanëve që e drejtojnë dhe vendosin për të, paaftësia e të cilëve po përcakton kursin e ri të shoqërive që po orientohen drejt populizmit.

2016/152 milionë fëmijë të përfshirë në punë. 1/3 nuk shkojnë në shkollë

Postuar në 19 Shtator, 2017 16:27

Rreth 152 milionë fëmijë në botë, apo 1 në çdo 10 fëmijë janë të përfshirë në punë. Po kështu 72 525 000 bëjnë punë të rrezikshme, më shumë se 1/3 nuk shkojnë në shkollë. Shifrat janë publikuar nga një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, agjenci e OKB-së. Në krahasim me vitin 2000 numri i fëmijëve të përfshirë në punë ka rënë me 94 milioë, por ritmi i rënies është ngadalësuar. Fëmijët janë të moshës 5-17 vjeç ndërkohë që për vitin 2016, llogaritet se 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne dhe 89 milionë përjetuan forma të saj.

“Njerëzit e zakonshëm kanë humbur besimin tek sistemi”

Postuar në 25 Prill, 2017 22:27

Përktheu: Ilir Sinanaj

Ndërsa liderët financiarë të botës mblidhen për takimet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, shumë punëtorë nëpër botë po kërkojnë ndryshime rrënjësore, pasi ata ndjejnë se nuk po u dëgjohen zërat. Ata që duhet t’i përfaqësojnë nuk duhet të shpërfillin më këtë zemëratë dhe zhgënjim.

Viktima tjetër në landfillin e Sharrës, një histori e mbajtur larg medias, muaj përpara vdekjes së Ardit Gjoklajt

Postuar në 29 Gusht, 2016 20:25

"Myrvetja 40 vjeçare", kështu e quan Tema Tv, gruan që humbi jetën në Sharrë. Një intervistë me familjen e saj transmetohet nesër e që zbardh një ngjarje që vetëm këtë heshtje nuk meriton.

Kur punonin fëmijët

Postuar në 22 Prill, 2016 10:29

Në këto fot paraqiten fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë, shpesh në kushte të vështira. Historia e ndalimit të punës së fëmijëve ka një histori dramtike: në vitin 1904 u krijua Komiteti Kombëtar i Punës së Fëmijëve, që kishte për qëllim, pikërisht ndalimin e saj. Organizata ja doli që të kalonte një ligj në vitin 1916, i cili u dekretua nga Presidenti kohës, ëilson, por ishte Gjykata Supreme e rrëzoi atë.

Pse puna e grave nuk llogaritet si prodhim?

Postuar në 15 Prill, 2016 17:09

Është bërë një tregues kaq i njohur sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se krijimi dhe matja e PBB-së bazohet në shumë supozime dhe vlerësime. Por mes këtyre supozimeve dhe vlerësimeve, dy faktorë janë përjashtuar dhe nuk merren parasysh: ndryshimet në treguesit e mjedisit; dhe puna e papaguar në shtëpi apo puna vullnetare.

103 vjet shtet me të njëjtin marifet!

Postuar në 28 Nëntor, 2015 20:21

"Dita" publikon sot një material arkivor që është një kërkesë për punë me pozitë drejtuar Ismail Qemalit. Fundja kur na thonë që shqiptarët u lumturuan me Pavarësinë, do mbajtur parasysh edhe kjo çështje. Njësoj si me ndërrimin e partive: iku sulltani erdhi i ngjashmi. Teksti: 

Mirë sukseset, por edhe këshilla?!

Postuar në 26 Nëntor, 2015 14:58

Erjon Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vërtet? Po pse vetëm kaq? Kështu mund t’i duket shumëkujt, por ai është diçka më shumë. Mund  edhe të bëhej një hyrje për të përgatitur se ku duam të dalim, por stili i Erjonit do respektuar: drejt e në thela. Mëngë të përveshura, veshje sportive, hap i nxituar, me fjalët “punë” në gojë, kamera dhe kronika edhe për aksionin e prerjes së thonjve si dhe pak humor me opozitën e shkretë. Se e do populli një lider me humor: “Dashnorët e Zhulit” është gjetja e Erit për të tallur pëdëistët që atij i duket se e shohin si kështjellë virtytesh.

Vendimi i Gjykatës nuk “pi ujë”, kush largohet nga puna nuk rikthehet, merr vetëm 1 vit pagë

Postuar në 29 Tetor, 2015 17:54

Qeveria u ka hequr të drejtën punonjësve të administratës publike që të rikthehen në punë në rast se shkarkohen padrejtësisht nga detyra. Në rast se fitojnë të drejtën nga gjykata, ata duhet të kënaqen vetëm me 1 vit pagë. Të drejtën e rikthimit, sipas ndryshimit të ri të qeverisë në Kodin e Punës, e përfitojnë vetëm gratë që hiqen nga puna kur janë me leje lindjeje, punonjësit që janë pjesë të sindikatave dhe në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut. Pika e fundit është lënë evazive dhe e interpretueshme.

Jugu i Italisë: Game Over!

Postuar në 05 Gusht, 2015 12:58

I nderuar Kryeministër Matteo Renzi, po të shkruaj pas gati dy vitesh, me shpresën se do të marr dhe kësaj here një përgjigje.

Herën e para ju shkrova kur qeveria juaj sapo kishte nisur aksionin për një reformë radikale në shoqërinë italiane. Sot, natyrisht nuk mund të pretendohet nga ekzekutivi juaj një zgjidhje e problemeve endemike si “çështja e jugut”, por nuk mundet dhe të përjashtohen vlerësimet mbi linjat udhëzuese të punës suaj.

Subscribe to RSS - puna