Vendimi i Gjykatës nuk “pi ujë”, kush largohet nga puna nuk rikthehet, merr vetëm 1 vit pagë
Qeveria u ka hequr të drejtën punonjësve të administratës publike që të rikthehen në punë në rast se shkarkohen padrejtësisht nga detyra. Në rast se fitojnë të drejtën nga gjykata, ata duhet të kënaqen vetëm me 1 vit pagë. Të drejtën e rikthimit, sipas ndryshimit të ri të qeverisë në Kodin e Punës, e përfitojnë vetëm gratë që hiqen nga puna kur janë me leje lindjeje, punonjësit që janë pjesë të sindikatave dhe në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut. Pika e fundit është lënë evazive dhe e interpretueshme. Në projektligjin e Kodit të Punës Ministria e Mirëqenies Sociale ka këmbëngulur që të heqë nenin që mbron punonjësit e administratës, të cilët s’kanë status nëpunësi civil, duke theksuar se ka qenë një propozim i organizatës ILO.
Add new comment