pronat
Pronat kërcënojnë me kolaps financat publike
Çështja e pronave kërcënon me kolaps financat publike. E ka thënë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka konfirmuar sot edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Mënyra sesi është menaxhuar çështja e pronave sot mund të sjellë një risk nga Strasburgu, i cili mund të kalojë, nëse prapë ne nuk bëjmë gjënë e duhur, edhe në mbi 1 miliardë dollarë në dy tre vitet e fundit. Ligji i pronave, nuk është perfekt, por bën zgjidhjen më të mirë të mundshme duke adresuar riskun”, tha Ahmetaj.
Në mëshirën e shtetit shqiptar/Qeveria ia del të pezullojë të drejtën për padi në Gjykatën e Strasburgut
Sot kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi në parlament se është arritur marrëveshja me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më asnjë çështje të re nga Shqipëria. “Vonesa e shkaktuar me hyrjen e ligjit të pronave i dha Shqipërisë dhe një faturë shtesë financiare, por tashmë ligji është efektiv dhe gjykata nuk do të shqyrtojë më asnjë çështje të re”, deklaroi Rama. Gjykata e Strasburgut ishte shpresa e vetme e mbetur për qytetarët shqiptarë që të gejnin pak drejtësi për pronat e tyre përballë një shteti bandit.
Ahmetaj e Manjani kërkesë Gjykatës së Strasburgut për pezullimin e dosjeve shqiptare të pronave
Për të frenuar ankimet dhe për t’i treguar Gjykatws sw Strasburgut se ligji i ri zgjidh përfundimisht çështjen problematike të pronës, qeveria shqiptare i kërkoi Presidentit të Gjykatës Europiane, Guido Raimondi, të pezullojë shqyrtimin e dosjeve, duke e marrë vetë përsipër kompensimin dhe kthimin fizik për të gjitha vendimet. Kjo kërkesë është bërë dy ditë më parë nga dy ministrat e qeverisë, Arben Ahmetaj dhe Ylli Manjani. Gjatë bisedës, ata i kërkuan presidentit Raimondi, se pezullimi i vendimeve do të krijojë mundësi optimale për të zbatuar ligjin e ri.
Pronat e shqiptarëve, vijnë defteret nga Stambolli
57 regjistra osmanë që ofrojnë një informacion të dorës së parë për popullsinë, pronat dhe taksat në territoret shqiptare prej shek. XV-XIX kanë mbërritur në Arkivën e Shtetit. Edhe pse këta regjistra duhet të kalojnë fillimisht përmes një procesi tekniko-shkencor, mësohet se ata kanë një rëndësi të veçantë, pasi ofrojnë një informacion autentik për popullsinë, pronat dhe taksat në territoret shqiptare prej shek. XV-XIX. Regjistri i parë i këtij fondi i përket vitit 1431 dhe mendohet se ka informacion shumë të vlefshëm për konfigurimi e popullsisë dhe pasurisë së shqiptarëve.
Nishani ankohet te Hahn për Ligjin e Pronave
Presidenti Nishani i është ankuar komisionerit Hahn për Ligjin e ri të Pronave, duke kërkuar vëmendje nga Komisionin Europian për këtë nismë të qeverisë. Në njoftimin e presidencës pas takimit te Nishanit me Hahn thuhet se “Kreu i Shtetit u ndal edhe tek çështja e pronës, si një e drejtë themelore, e cila është e lidhur pazgjidhshmërisht me fusha të rëndësishme të zhvillimit të vendit.
Të fundit në rajon për të drejtat e pronësisë
Shqipëria renditet e fundit për vitin 2015, në indeksin e të Drejtave të Pronësisë, krahasuar me vende të tjera të rajonit të Ballkanit, sipas indeksit të Forumit Ekonomik Botëror. Duke analizuar zhvillimet në të drejtat e pronësisë qeveria shqiptare referon se, reforma ka kontribuar pak në forcimin e të drejtave të pronësisë dhe në eliminimin e pasigurive ligjore.
Ministria e Kulturës shprehet ‘pro’ kthimit të pronave dhe objekteve të kultit Kishës
Ministria e Kulturës duket se është pro kalimit të pronave apo objekteve të kultit Kishës Orthodhokse Autoqefale. Ka një sërë objektesh që administrohen nga Instituti i Monumenteve por pretendimi i para disa ditëve i KOASH-it, nisur nga fotografi dasmash që janë zhvilluar në mjediset në fjalë, ka hapur një diskutim që duhet të marrë përgjigje.
Bllokohet kthimi dhe kompensimi i pronave
Procesi i Kthimit dhe kompensimit të pronës aktualisht është bllokuar. Qeveria deklaroi se do të niste zbatimin e ligjit të ri të pronave përpara se Këshilli i Evropës të shprehej zyrtarisht mbi të dhe para se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg të merrte në shqyrtim dosjet e shumta të pronarëve, që janë depozituar në vite. Kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës, siç quhet aktualisht AKKP, Sonila Qato, tha në dhjetor se ligji do të hynte në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Pronat e komuniteteve fetare, 236 dosje ende pa u trajtuar
Për pronat e komuniteteve fetare dhe legalizimin e objekteve në tokat që u përkasin atyre, do të ngrihet një grupe i posaçëm pune. Janë 236 dosje që do të trajtohen nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit të Pronave. “172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë, gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Bie në sy mungesa e komunitetit ortodoks, që është ndër më të pasurit në prona.
Idrizi: Çamët nuk kanë bashkëpunuar me gjermanët, traktati i miqësisë ka vepruar vetëm për palën greke
Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi se çështja çame nuk është çështje pronash, por një çështje politike dhe historike për të cilën shteti shqiptar duhet të angazhojë shtetin dhe Kuvendin. Gjatë një aktiviteti të shoqatës "Çamëria", Idrizi tha se ka një udhërrëfyes mbi të cilin shtetin shqiptar duhet të veprojë e që është rezoluta e miratuar nga parlamenti shqiptar. "Ka qenë një politikë e qartë e shtetit grek për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve të çamërisë, një politikë për të tjetërsuar identitetin .