pronat

Presidenti vihet në lëvizje kundër mazhorancës. Çon në Kushtetuese ligjin e pronave

Postuar në 23 Janar, 2016 12:46

Presidenti i Republikës ka deklaruar se do të çojë në Gjyaktën Kushtetuese ligjin e ri të pronave. Kjo iniciativë e kreut të shtetit vjen dy ditë pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e tij për rishqyrtim të ligjit. Shumica nuk i ndryshoi asnjë nen ligjit në fjalë që është debatuar shumë që nga propozimi i tij.

Pronat, Vrima e zezë që po i përthith të gjithë

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 09:34

Ligji i ri për Trajtimin e Pronës, në themel të të cilit kompensimi vlerësohet me çmimin e shpronësimit të vitit 1944 plus një indeksim të vlerës në vite, pritet të çlirojë buxhetin e shtetit nga fatura e lartë, por nga ana tjetër ul me shume se 7 herë vlerën e kompensimit për ish-pronarët. Avokatura e Shtetit jep alarmin se kostoja në buxhet e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për vendimet në proces arriti në 600 mln euro.

“Projektligji i pronave, me dispozita që bien ndesh me të Drejtat e Njeriut”

Postuar në 18 Nëntor, 2015 15:09

Avokati i Popullit është bërë pjesë e diskutimeve për projektligjin e ri të pronave, që ka brenda gjetje origjinale për të hequr qafe pronarët legjitimë. Vërejtjet që sugjeron zyra e drejtuar nga Igli Totozani janë pak a shumë po ato që të gjithë që kanë diskutuar për këtë nismë, kanë ngritur. Po mbajmë shënim dhe nënvizojmë vërejtjet për nenin 6:

Sa na kushton keqqeverisja dhe gjykatat: gjobë 5.3 milionë euro nga Strasburgu për çështje pronash

Postuar në 15 Nëntor, 2015 14:05

Vendimet e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë, apo zvarritja që qeveritë shqiptare i kanë bërë kompensimit, po i kushtojnë shumë Shqipërisë edhe në planin financiar. Vetëm së fundmi, Gjykata e Starsburgut ka gjobitur vendin tonë me 5.3 milionë euro, një vendim i marrë më 10 nëntor të këtij viti.

Pronat publike, shteti nxjerr në shitje 1570 objekte jo strategjike

Postuar në 16 Tetor, 2015 20:35

Ministria e Ekonomisë ka bërë gati për shitje 1570 objekte ish shtetërore në të gjithë vendin. “Monitor” shkruan” se pas një inventari të ish objekteve publike që nisi menjëherë pas shtatorit 2013, janë evidentuar ish pronat shtetërore më rëndësi jo strategjike që do të dalin në shitje. Objektet janë ish ndërmarrje shtetërore jashtë funksionit dhe shtrihen në të gjithë vendin.

Pages

Subscribe to RSS - pronat