Ahmetaj e Manjani kërkesë Gjykatës së Strasburgut për pezullimin e dosjeve shqiptare të pronave
Për të frenuar ankimet dhe për t’i treguar Gjykatws sw Strasburgut se ligji i ri zgjidh përfundimisht çështjen problematike të pronës, qeveria shqiptare i kërkoi Presidentit të Gjykatës Europiane, Guido Raimondi, të pezullojë shqyrtimin e dosjeve, duke e marrë vetë përsipër kompensimin dhe kthimin fizik për të gjitha vendimet. Kjo kërkesë është bërë dy ditë më parë nga dy ministrat e qeverisë, Arben Ahmetaj dhe Ylli Manjani. Gjatë bisedës, ata i kërkuan presidentit Raimondi, se pezullimi i vendimeve do të krijojë mundësi optimale për të zbatuar ligjin e ri.
“Qeveria është përpjekur të ofrojë një zgjidhje të drejtë dhe proporcionale, pa dëmtuar interesat e brezave që do të vijnë. Për 10 vitet e aplikimit të ligjit, në buxhetin e shtetit do të ketë një zë më vete, ku do të alokohen fondet për këtë çështje”, i tha Ahmetaj kreut të GJEDNJ-së raporton gazeta "Shekulli".
Pas miratimit të ligjit të ri të pronave, nëse do të llogaritej fatura financiare për 4 vendime të dhëna në muajt mars dhe prill nga Gjykata e Strasburgut në favor të pronarëve, ajo kap vlerën 23 milionë euro. Nëse këtyre vendimeve pro pronarëve u shtohet edhe ai i muajit nëntor, kur ligji ishte në fazën e strukturimit, qeveria vetëm për këto periudha ka detyrimin e ndarjes së 28 milionë eurove. Kjo shumë shpërndahet kundrejt një numri të vogël pronarësh, madje të papërfillshëm, pasi në Gjykatën Evropiane sot numërohen 400 ankesa të depozituara në vite.
Add new comment