polonia
Sabotimi në Nord Stream, hetimet çojnë në Poloni
Hetuesit në Gjermani po shqyrtojnë provat që sugjerojnë se një ekip sabotazhi përdori Poloninë si bazë operative për të hedhur në erë tubacionet Nord Stream në Detin Baltik, raporton Wall Street Journal (WSJ).
Hetuesit kanë vënë nën lupë jahtin « Andomeda », i cili ka kryer një udhëtim 2-javor në zonën e tubacioneve në kohën kur ndodhi incidenti.
Gjykata Europiane: Reforma polake në gjyqësor shkel ligjin europian
Gjykata Europiane ka vendosur se ndryshimet e reja në sistemin gjyqësor polak bien ndesh me ligjin europian dhe rrezikojnë pavarësinë e tij. Gjykata ka mbajtur anën e Komisionit Europian që vëren se reforma që u ndalon gjyqtarëve të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të gjyqtarëve të tjerë shkel ligjin europian.
Polonia paralajmëron furnizimin e Ukrainës me Mig-29
Polonia do të furnizojë Ukrainën me avionë Mig-29 nga flota e vet ajrore për të fuqizuar kapacitetet mbrojtëse të këtij vendi përkundër Rusisë.
Mund të ndodhë në katër apo gjashtë javët e ardhshme
është shprehur kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një konferencë për shtyp.
Polonia po përfshihet në konflikt
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se ndërtimi i një baze stërvitore polake në Ukrainën Perëndimore, do të sjellë përfshijen e Polonisë në luftë. Gjatë një komunikimi me gazetarët Zakharova ajo e ka cilësuar ndërtimin nga kompania polake Lubawa S.A. të një qendre stërvitore në rajonin Volyn si një përfshirje të drejtpërdrejtë të Polonisë në konflikt, duke theksuar se:
objektet ushtarake në Ukrainë janë shënjestra legjitime për forcat e armatosura ruse
Kreu i zbulimit rus: Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore
Kreu i shërbimit të Jashtëm inteligjent rus, Sergey Naryshkin është shprehur për gazetarët ruse se disa vende po synojnë ndarjen e Ukrainës. Sipas tij, Polonia ka në axhendë aneksimin e Ukrainës Perëndimore që përfshin rajonet e Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.
Sipas tij Polonia ka arsye të nxitojë pasi me afrimin e dimrit Perëndimi do të mund të kërkojë negociata me Rusinë për ta sakrifikuar Ukrainën.
Nuk mund të lejojmë që Italia të ndjekë modelin e Orban dhe Polonisë
Kreu i Lëvizjes “5 yjet” në Itali, ish-kryeministri Giuseppe Conte, ka deklaruar gjatë një interviste për gjermanen “Spiegel”, se nëse kryeministrja e re, Giorgia Meloni, do të ndjekë ato që ai i quan “politika reaksionare”, atëherë opozita italiane do të duhet të mobilizojë të gjitha forcat.
Polonia dhe Rusia hyjnë në luftë deklarimesh
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka akuzuar elitën politike polake për adoptimin e një retorike luftënxitëse deri në kufijtë e çmendurisë ndaj Rusisë. Paralel me të, senatori rus, Alexei Pushkov ka shkuar edhe më tej, duke i kujtuar polakëve “mësimet e historisë”.
Komentet vijnë pas qëndrime përherë në përshkallëzim të Varshvaës dhe vendeve balltike që e kanë paranojën anti-ruse, jo vetëm refleks të historisë, por edhe mënyrë për parandalim.
Një Poloni e fortë dhe e pavarur nuk përkon me planet gjermano-ruse për sundimin e Europës
Lideri de facto polak, Jarosław Kaczyński ka dalë me qëndrime kundër Bashkimit Europian duke njoftuar se Polonia nuk do të bëjë më lëshime as në këmbim të 35 miliardë euro grante.
Kemi treguar maksimumin e vullnetit të mirë, por koncesionet nuk ka sjellë gjë. Qëkurse KE-ja nuk po përmbush detyrimet ndaj Polonisë në këtë zonë, ne nuk kemi arsye të përmbushim detyrimet ndaj BE-së
ka thënë ai.
Polonia, e gatshme për krijimin e bazave të përhershme të NATO-s në territorin e saj
Polonia ka shprehur gatishmërinë e saj për të mbajtur baza të përhershme të NATO-s ku mund të dislokohet këmbësoria. Kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki ka zgjeruar madje kërkesën duke sugjeruar krijimin e bazave të ngjashme në krahun lindor të Aleancës.
Polonia kërkon sanksione për 2 milionë anëtarë të partisë së Putinit
Polonia ka një qasje alternative në raport me Rusinë dhe sanksionet si ndëshkim për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. Autoritetet polake po kërkojnë nga Bashkimi Evropian të vendosë sanksione kundër të gjithë anëtarëve të partisë Rusia e Bashkuar.
Kryeministri polka, Mateusz Morawiecki, kërkoi të hënën sanksione specifikisht për partinë e presidentit Putin dhe gjithë anëtarëve të saj.