polonia
Rumania dhe Polonia brenda rrezes raketore ruse, kërcënojnë sigurinë e Moskës
Moska akuzon SHBA-të se kanë refuzuar t’u përgjigjen sugjerimeve të Rusisë për të diskutuar mbi programin e mbrojtjes raketore të promovuar nga Uashingtoni. Deklaratat janë bërë nga zëvendës ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov, i cili e përshkroi nismën SHBA si "shumë e rrezikshme".
Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë muajin e kaluar se do të jenë brenda rrezes së raketave ruse, sepse në territorin e tyre kanë zhvilluar sistemet amerikanë të mbrojtjes antiraketë, të cilën Moska e sheh si një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë .
Jo imigrantëve myslimanë në Europë
Sulmet e imigrantëve në Këln dhe Hamburg kanë nxitur reagime të forta nga disa vende të BE-së. Kryeministri sllovak, Robert Fico ka deklaruar hapur se "Ne nuk duam që edhe në Sllovaki të ndodhë diçka e ngjashme me atë në Gjermani". Më shumë se kaq: vala migratore po vlerësohet si një zhvillim gjeopolitik. “Sllovakia do të ndalojë që në vend të krijohet një komunitet i mbyllur mysliman. Që tani, Sllovakia thuajse nuk pranon refugjatë”, raporton “DW”. Edhe nga Polonia vijnë zëra të njëjtë.
Loja me zjarrin e Polonisë
Ndoshta nuk është një "grusht shteti i fshehtë", siç pretendon opozita, megjithatë në fakt zhvillimet e fundit në Poloni përbëjnë me të vërtetë arsye për t'u shqetësuar. E vetmja parti në pushtet "Ligj dhe Drejtësi" (PIS) nuk ka as katër javë të plota në detyrë dhe realizon në një ritëm shumë të shpejtë një ligj, që do të ketë pasoja të mëdha në balancën e pushtetit në Poloni. Kështu puna e Gjykatës Kushtetuese, e institucionit që kontrollon përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën, nëse nuk do të paralizohet, të paktën do të ngadalësohet në mënyrë të konsiderueshme.
Qeveri të plotfuqishme. Një shembull i ngjashëm me Shqipërinë në Poloni
Parlamenti i Polonisë ka miratuar së fundmi një ligj që ndryshon disa aspekte të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Siç njofton “Euobserver” ligji i ri detyron shumicë të cilësuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në ndryshim nga sa është sot, ku vendimet merren me shumicë të thjeshtë. Po kështu parashikohet që të zgjatet në tre ose gjashtë muaj nga dy javë që është sot, afati brenda të cilit Gjykata duhet të shprehet për një çështje që është kërkuar nga pal të ndryshme.