Jo imigrantëve myslimanë në Europë
Sulmet e imigrantëve në Këln dhe Hamburg kanë nxitur reagime të forta nga disa vende të BE-së. Kryeministri sllovak, Robert Fico ka deklaruar hapur se "Ne nuk duam që edhe në Sllovaki të ndodhë diçka e ngjashme me atë në Gjermani". Më shumë se kaq: vala migratore po vlerësohet si një zhvillim gjeopolitik. “Sllovakia do të ndalojë që në vend të krijohet një komunitet i mbyllur mysliman. Që tani, Sllovakia thuajse nuk pranon refugjatë”, raporton “DW”. Edhe nga Polonia vijnë zëra të njëjtë. Zëvendëskryeministri Piotr Glinski tha në një televizion se do t’i shikojnë me lupë imigrantët që do të pranojnë.
Add new comment