myslimanë
Tre myslimanë çojnë FBI-në në Gjykatën e Lartë
Në Shtetet e Bashkuara ka hapur një debat të ri padia që tre besimtarë myslimanë bënë ndaj FBI-së. Tre paditësit: Yassir Fagaza, imami i Fondacionit Islamik të Kontesë Portokalli; Ali Uddin Malik dhe Yasser Abdelrahim pretendojnë se FBI-ja dërgoi një informator në xhamitë e kontesë në vitet 2006-2007, me detyrën për të mbledhur informacion.
Parakalimi i nxënëses myslimane me shami, furtunë reagimesh në Greqi
Furi reagimesh ka shkaktuar në Greqi parakalimi i një vajze myslymane ne shami në paradën e 28 Tetorit, ditën e përkujtimit të “Jo-së” së Madhe që kryeministri Metaksas i tha pushtimit italian. Gjimnazistja fitoi të drejtën për të parakaluar në paradën kombëtare pasi u rendit ndër nxënësit më të dalluar të republikës. Pjesëmarrja e saj dhe paraqitja në paradë me veshjen e femrës myslimane u komentua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i vetë nxënëses.
Jo imigrantëve myslimanë në Europë
Sulmet e imigrantëve në Këln dhe Hamburg kanë nxitur reagime të forta nga disa vende të BE-së. Kryeministri sllovak, Robert Fico ka deklaruar hapur se "Ne nuk duam që edhe në Sllovaki të ndodhë diçka e ngjashme me atë në Gjermani". Më shumë se kaq: vala migratore po vlerësohet si një zhvillim gjeopolitik. “Sllovakia do të ndalojë që në vend të krijohet një komunitet i mbyllur mysliman. Që tani, Sllovakia thuajse nuk pranon refugjatë”, raporton “DW”. Edhe nga Polonia vijnë zëra të njëjtë.
Lesbos, Greqi/Lutje e përbashkët e të krishterëve dhe myslimanëve për të mbyturit në Egje
Lutje dhe falje për imigrantët e mbytur në Egje. Myslimanë e të krishterë janë bashkuar në Lesbos të Greqisë për të drejtuar lutjet e tyre ndaj Zotit me synim edhe ndërgjegjëismin e komunitetit ndërkombëtar për këtë krizë dhe tragjedi njerëzore. Lutjet janë drejtuar nga Mitropoliti ortodoks i Lessbosit Iakovos dhe ai i Mythimnis, Chrystostomos si dhe nga funksionarë të komunitetit myslimanë. Ceremoninë e ka asistuar edhe kryetari i bashkisë Spyros Galinos.
Erdogan në samitin e parë të liderëve fetarë myslimanë: Bota islame duhet të jetë vetëkritike
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në samitin e parë të liderëve fetarë myslimanë të vendeve aziatiko-pacifike, i cili po zhvillohet në Stamboll, deklaroi se bota islame duhej të ishte vetëkritike, pasi ajo ishte e përfshirë në konflike. “Ky takim i liderëve fetarë të rajonit ku jetojnë 1,2 miliardë myslimanë, duhet të jetë nxitje për ndërtimin e urave të reja të miqësisë, bashkëpunimit dhe tolerancës”, theksoi ai.