politika
Presidenti apelon për kujdes në raportet me Serbinë: “Bashkëpunim, por nuk duhet të shërbejmë si make up”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet kritik për sjelljen diplomatik të Shqipërisë në raport me Serbinë. Në një intervistë për gazetën “Express” në Kosovë, Nishani përcjell rezervat e vet për aspekte të politikës së jashtme, për të cilën në fakt nuk kanë munguar përplasjet me qeverinë.
CEZ, gropa ku kanë dorën të gjithë. 32 milionë euro dëm vetëm për 2014-ën: 11 mln euro dëm mbifaturim ndaj konsumatorëve. “Bie” marrëveshja e Mirëkuptimit...
CEZ është një gropë që i merr të gjithë brenda. Dy javët e fundit, opinioni u njoh me disa të dhëna dhe akuza që lidhen me praktikat e uljes së çmimit të shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ në vitete 2010-2011-2012, përmes të cilave mendohet se janë krijuar dëme ekonomike të mëdha. Në qendër të ciklonit u vu Ilir Meta, që siç po duket puna, e ka kaluar edhe kësaj radhe valën e goditjes. Mirëpo paradokset me CEZ nuk po ndalen.
Kur vdesin diktatorët
Në gjithë botën tashmë janë 55 udhëheqës autoritarianë. Njëmbëdhjetë prej këtyre udhëheqësve janë 69 vjeç ose më të moshuar, dhe janë në faza të ndryshme të shëndetit në rënie. Shumica e këtyre diktatorëve në plakje, si Jose Eduardo dos Santos i Angolas (73 vjeç), Nursultan Nazarbayev i Kazakistanit 7(5 vjeç) dhe Robert Mugabe i Zimbvavesë (91 vjeç) janë në pushtet prej dekadash. Me vështrim të parë kjo është një pamje shpresëdhënësve për vëzhguesit e demokracisë, që kanë dokumentuar kohët e fundit një ripërtëritje autoritariste të ngadaltë por të qëndrueshme.
Shumë konsensus dhe pak shpresë për dekriminalizimin
Politika është dakord: duhet ndërhyrje ligjore dhe kushtetuese për të spastruar politikën dhe vendimmarrjen e niveleve të larta dhe të mesme nga personat e dënuar për krime apo të inkriminuar. Presioni ndërkombëtar dhe një sërë skandalesh publike nga deputetë të Kuvendit sollën ndryshimin radikal të axhendës politike, - dekriminalizimin.
Dënimi me vdekje jepet edhe nga gjykata edhe nga shteti
Shteti dhe regjimi politik janë dy gjëra të ndryshme, dy gjysma që përbëjnë një vend me një emër të caktuar, dy gjysma që plotësojnë njëra tjetrën dhe që i kanë të ndara veprimet. Regjimi politik në një vend mund të jetë parlamentar, presidencial, mbretëri, popull-mbret (“republikë”), “demokraci”, “diktaturë”, fetar ose jo fetar, etj. Regjimi politik përfaqson “sovranin” i cili ripohon duke i ligjëruar detyrat natyrale të një shteti dhe më pas nuk i ndërhyn shtetit (qeverisë) në zbatimin e tyre; dhe anasjelltas, shteti nuk ndërhyn në formën apo punën e regjimit politik.
A po e miraton heshturazi qeveria ikjen e shqiptarëve?
Enver Robelli sillte në opinionin e tij të sotshëm në “Koha Ditore” edhe një fragment nga intervista e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me gazetën “Süddeutsche Zeitung”: “Ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone. (...) Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE-ja sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon.
Të investojmë besim publik te Prokuroria dhe institucionet e pavarura
Partnerët tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë, si kurrë më parë duan të na japin të kuptojmë se ata janë bërë garantë të dyfishtë që institucionet e pavarura nuk do të pësojnë sulme politike nëse bëjnë detyrën e tyre, dhe që institucionet e pavarura nuk do të bëjnë goditje me tendenca politike.
Bregu flet për raportin e OSBE ku flitet për lidhjet e krimit me politikën: Është hartuar qëllimisht për të bërë publik
Deputetja e PD, Majlinda Bregu, mendon se raporti i OSBE ku flitet për lidhjet e krimit me politikën është hartuar qëllimisht për t’u hedhur në publik. Në një prononcim për “Shqiptarja.com”, Bregu thotë: “Për mua, ky raport ishte hartuar për t’u bërë publik. Për qëllimin, arsyet, gjuhën dhe pse thashethemet duhen institucionalizuar qoftë edhe për përdorim të brendshëm të OSBE, këto pastaj lëvizin në një sërë masash dhe shpjegimesh. Por, e bindur jam që raporti qe bërë për t’u dëgjuar, pra për të rrjedhur. Nuk ishte vetëm për përdorimin e brendshëm të institucionit.
Dekriminalizimi, opozita: Parlamenti është prioriteti. A është projektligji i qeverisë një manovër?
“Dekriminalizimi duhet të arrihet sipas marrëveshjes së dhjetorit. Dekriminalizimi i parlamentit është prioritet i opozitës”. Kështu tha pas takimit me ambasadorin amerikan Donald Lu, kreu i PD-së, Lulzim Basha. Qeveria ndërkohë ka propozuar një projektligj i cili soç u shpreh Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, i jep fund komisionit të Dekriminalizimit. E për ata që kanë qarkulluar tezën e përplasjes Berisha-Basha, duket se nuk ka edhe aq lajme të mira.