policia
Grabitje në Rinas, një i vrarë në përplasje me policinë (Video)
Në Rinas përsëritet i njëjti skenar i tre viteve më parë kur persona të maskuar hynë me armë brenda rrethimit të aeroportit dhe grabitën valutën e një banke të niveli të dytë që shoqërohej nga kompania e ruajtjes fizike “Nazeri 2000”.
Autorët kanë qenë me një furgon që u gjet i djegur në Tapizë të Fushë Krujës, ndërsa nga përplasja me policinë ka mbetur i vdekur një prej grabitësve.
Presidenti kërkon hetimin e policisë për ndërhyrjen me gaz lotsjellës te Bregu i Lumit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sot përmes zëdhënësit të vet rreth situatës së krijuar në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, ku është ndërhyrë për të larguar banorët që kanë ndërtuar dhe të cilëve u prishet shtëpia. Përmes një deklarate, kreu i shtetit e cilëson të papranueshme përdorimin e gazit lotsjellës nga policia, për të cilën ka kërkuar hetim.
Më poshtë deklarata e Presidentit:
U përplas me Veliajn, policia shantazhon rektorin e Bujqësorit
Bahri Musabelliu, rektori i Universitetit Bujqësor, i cili doli kundër planeve të Veliajt për ndërtimin e dy shkollave në perimetrin e Universitetit po shantazhohet me hapjen e hetimeve kundër tij për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Lajmi ka qarkulluar thuajse në të gjitha mediat që kontrollohen nga Veliaj, sipas të cilave hetimi ndaj Bahri Musabelliut ka nisur pas dyshimeve se rektori i Universitetit Bujqesor ka perfituar fondet publike përmes praktikave korruptive të ndjekura në disa tenderime.
Sukses i madh nga sirtari një ditë pas raportit diskretitues të DASH
Qeveria e kaloi në heshtje Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, ku përveç korrupsionit sistemik dhe presionit të politikës për t'iu shmangur hetimeve, notën më negative e mori policia ose më saktë shteti i së drejtës.
Raportoi flet për torturua çnjerëzore dhe trajtim aspak dinjitoz të të arrestuarve apo të dënuarve në burgje, duke faktuar një situatë tërësisht ndryshe nga ajo që propagandon kryeministri dhe vartësi i tij, Lleshaj.
Në Shqipëri shteti zgjat vetëm 1 orë
Mediat kanë bërë të ditur sot se vajza me bluzë të kuqe që u ndesh me forcat policore dje në përplasjen pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë, rrezikon të mbetet edhe pa punë. Vajza është nënë e dy fëmijëve që siç tregohet në foto i mban shtrënguar pas vetes dhe ajo punon në Policinë e Shtetit.
Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër
ka thënë Blerta Dervishi pas pezullimit.
Fotolajm/Duke mbrojtur shtëpinë
Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e shkollës "Petro Nini" ku disa banorë të një objekti janë përplasur me policinë që po përpiqej t'i nxirrte jashtë pas një vendimi gjykate.
Shpërblimi për protestat
Kryeministri e ka përmendur shpesh se përdor Whatsapp-in për të qeverisur nëpërmjet komunikimit me qyetetarët apo me ata që i shkruajnë orar pa orar. Një prej këtyre mesazheve që në fakt ka qenë për përdorim të brendshëm është kapur nga qytetari dixhital. Mesazhi ka lidhje me protestat e opozitës dhe rolin e policisë në këto ngjarje. Mesazhi është denoncuar nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në fejsbuk, ku thotë se policëve të thjeshtë u është premtuar përjashtimi nga vettingu dhe shlyerja e rrogave të prapambetura.
S'keni parë gjë akoma!
Ishte çështje kohë që qeveria e Rilindjes të dilte lakuriq. Me zë dhe me figurë, ku siparin e hapi Shukriu i Dibrës me të cilin kryeministri i moralit të ri, u kap me brekë në duar. Kjo pavarësisht cinizmit për të mohuar çdo shfaqje dallkauke, që për hir të së vërtetës nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë, por me një realitet me kompleks të cilit qeveria i mbivendos moralin "ne jemi ndryshe". Aty ku kryeministri dhe shpura e sqimatarëve krijojnë bindjen se mbi akuzat mund të prevalojë forca e imazhit të tyre, zararet dhe pushtllëqet me uniformë bjerrin çdo iluzion tjetër.
Pesë herë në Polici, herën e gjashtë denoncon te Berisha(video)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku shihet që disa persona janë mbledhur në makinën e një qytetari dhe një prej tyre e dhunon. Berisha jep këtë sqarim që është sipas tij denoncim i vetë qytetari:
Zoti Berisha! Ju uroj te jeni mire dhe te na ndihmoni sa me shume dhe pse ne opozite.
Duhet bërë diçka për Policinë e "Shtetit"
Rasti i përdhunimit në Kavajë i shtohet listës së gjatë të ngjarjeve që në vend se të tërhiqnin vëmendje për problemet sociale që përfaqësojnë, del në sipërfaqe si ilustrim i keqfunksionimit të Policisë së Shtetit.
Njësoj si në rastin e para disa muajve të Xhisela Malokut edhe ky i Kavajës u raportua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Policia e Shtetit nuk ka përcjellë asnjë komunikatë për të duke tradhëtuar rëndë uniformën dhe misionin që pretendon se përfaqëson.