U përplas me Veliajn, policia shantazhon rektorin e Bujqësorit

Postuar në 08 Prill, 2019 20:44

Bahri Musabelliu, rektori i Universitetit Bujqësor, i cili doli kundër planeve të Veliajt për ndërtimin e dy shkollave në perimetrin e Universitetit po shantazhohet me hapjen e hetimeve kundër tij për shpërdorim detyre dhe pastrim parash. 

Lajmi ka qarkulluar thuajse në të gjitha mediat që kontrollohen nga Veliaj, sipas të cilave hetimi ndaj Bahri Musabelliut  ka nisur pas  dyshimeve se rektori i Universitetit Bujqesor ka perfituar fondet publike përmes praktikave korruptive të ndjekura në disa tenderime.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e murit rrethues dhe të një porte të universitetit, për të cilat ishte lëvruar një fond prej 640 mijë dollarësh, një pjesë e të cilave dyshohet se janë përvetësuar nga Musabelliu përmes personave të tretë.  Por gjithë ky presion mendohet se ka të bëjë pikërisht me shantazhin e Veliajt dhe vënien e policisë në shërbim të tij kur ka njerëz që dalin kundër projekteve të tij, shumë herë të dyshimta.Para pak ditësh vetë rektori shpjegoi në një konferencë për shtyp gjithë situatën e përplasjes me bashkinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.