permbytjet
Përmbytjet në Greqi, nismë për të ndihmuar familjet e shqiptare të dëmtuara
Faqja online www.albanians.gr, bën thirrje për ndihma për familjet shqiptare të prekura nga përmbyjet në zonën Mandras në Atikë. Sipas kësaj mediaje, janë qindar familje shqiptare që janë dëmtuar rëndë dhe ndihmat që kërkohen përjashtojnë vetëm paratë.
“Është detyra jonë si bashkëatdhetarë të tyre ti ndihmojmë në këto momente shumë të vështira. Është detyra jonë ti ndodhemi pranë. Me çtë kemi mundësi. Duhet të aktivizohemi të gjithë , duhet të ndihmojmë të gjithë.
"Dieu Existe"
Mbi tridhjetë të vdekur, dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe dëmtime masive që do të duhen vite e miliarda dollarë për t'i rikthyer. Por teksa Teksasi numëron plagët e tij nga Uragani vrastar, revista satirike franceze, Charlie Hebdo, duket se nuk ndan të njëjtën pikëpamje mbi fatkeqësinë e madhe natyrore.
Maqedonia në zi kombëtare
Maqedonia është në zi pas fatkeqësisë natyrore të së premtes, ku nga përmbytjet humbën jetën 21 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Ndërkohë Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës për 15 ditë. Nga ana tjetër Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka vazhduar kërkimet në lagjet më të goditura të Shkupit, si Hasanbeg, Haracinë, Stajkovc e Smillkovc për gjetjen e personave të tjerë që konsiderohen akoma të zhdukur.
Pse janë shtuar vërshimet në Ballkan? Studiuesit gjermanë e kanë një përgjigje
Në maj të vitit 2014 ishte shtrirë mbi Serbinë, Bosnje - Hercegovinën, Kosovën, Shqipërinë dhe Ballkanin fusha e presionit të ulët atmosferik "Ivet". Shiu binte pa ndërprerë... vërshimet katastrofale shkaktuan humbje prej miliarda eurosh në disa vende të Ballkanit. Ka pasur edhe viktima në njerëz.
Përmbytje në Tiranë dhe disa punë “të bëra me vrap”
Tirana është përmbytur në disa zona, ndërkohë që periferia si Paskuqani apo Bregu i Lumit paraqiten më rëndë nga të gjitha. Sot raportohet se në zonën e Bregut të Lumit janë kryer evakuime të 16 familjeve me 64 pjesëtarë. Policia njofton se janë evakuar disa familje edhe në dy zona të tjera. Me këtë rast ka dalë në sipërfaqe rivaliteti mes ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, që është vënë në krye të punëve. Ndërkohë që Veliaj deklaronte se “më e keqja ka kaluar”, policia fliste për situatë emergjente.
Meta frenon Ramën: Të gëzojmë, por të mos harrojmë përmbytjet
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i pyetur nga mediat për situatën e përmbytjeve dhe çfarë po bën qeveria për këtë gjë, tha sot se pritet që të ketë mot të vështirë, ndaj dhe “shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos çojë në zbehjen e vëmendjes nga problemi real dhe shqetësues në jug të vendit dhe kudo tjetër ku situata mund të vështirësohet”.
Ministri i Bujqësisë: “Shqipëria dhe Holanda janë përcaktuar me njollë të kuqe nga stacionet metereologjike”
Shqipëria do të goditet nga përmbytjet këtë vit, por edhe vitin tjetër. Kështu dekalroi në “Tema Tv”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, sipas të cilit duhet të merren masat që stacionet e hidrovoreve të furnziohen me energji elektrike. “Shqipëria ka një infrastrukturë tashmë të ndërtuar të hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemit të kullimit dhe është në gjendje të përballojë situata emergjente. Situata të jashtëzakonshme krijojnë probleme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.