Meta frenon Ramën: Të gëzojmë, por të mos harrojmë përmbytjet

Postuar në 12 Tetor, 2015 15:28

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i pyetur nga mediat për situatën e përmbytjeve dhe çfarë po bën qeveria për këtë gjë, tha sot se pritet që të ketë mot të vështirë, ndaj dhe “shpresoj që gëzimi i këtij kualifikimi të merituar të mos çojë në zbehjen e vëmendjes nga problemi real dhe shqetësues në jug të vendit dhe kudo tjetër ku situata mund të vështirësohet”.

Kjo tërheqje e vëmendjes vjen ndërsa kryeministri po angazhohet personalisht në pritjen entuziaste të kombëtares sonë të futbollit nga Armenia, ndërsa dhjetra familje e biznese në Vlorë, Fier etj, rezultojnë të përmbytura nga rreshjet e dy ditëve të fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.