"Dieu Existe"
Mbi tridhjetë të vdekur, dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe dëmtime masive që do të duhen vite e miliarda dollarë për t'i rikthyer. Por teksa Teksasi numëron plagët e tij nga Uragani vrastar, revista satirike franceze, Charlie Hebdo, duket se nuk ndan të njëjtën pikëpamje mbi fatkeqësinë e madhe natyrore.
Duke shkruar me shkronja të mëdha "Dieu Existe", në shqip "Zoti ekziston", revista ia kushton titullin banorëve të Teksasit që u mbytën nga uragani Harvey. Mbytja e viktimave të stuhisë vrastare në ujërat e Teksasit pasqyrohet me nota satirike për supermacistët e bardhë dhe ngjarjet e Virginia-s. Banorwt e Teksasit pasqyrohen duke bërë përshëndetje naziste me duar dhe me këmbë. Sa për komentin e revistës? "Zoti i mbyti të gjithë neonazistët në Teksas" titullohet skica kontradiktore e Charlie Hebdo.
Add new comment