Ministri i Bujqësisë: “Shqipëria dhe Holanda janë përcaktuar me njollë të kuqe nga stacionet metereologjike”
Shqipëria do të goditet nga përmbytjet këtë vit, por edhe vitin tjetër. Kështu dekalroi në “Tema Tv”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, sipas të cilit duhet të merren masat që stacionet e hidrovoreve të furnziohen me energji elektrike. “Shqipëria ka një infrastrukturë tashmë të ndërtuar të hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemit të kullimit dhe është në gjendje të përballojë situata emergjente. Situata të jashtëzakonshme krijojnë probleme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Ajo që unë dua të tërheqë vëmendjen është që ne do të shfrytëzojmë 2-3 ditë javës që vjen që do kemi kohë të mirë (pasi nga e enjta që vjen parashikohet mot me shi dhe stuhi) për të garantuar atë që thashë pak më përpara, në radhë të parë furnizimin me energji elektrike të pandërprerë të hidrovoreve, mbajtjen në gatishmëri të të gjithë bordeve të kullimit dhe kjo sigurisht është një masë që duhet marrë shumë shpejt. Shtabet do të jenë në gatishmëri deri në fund të javës së ardhshme për të përballuar një situatë moti që do të prishet duke nisur nga e mërkura që vjen. Jemi futur në sezon rreshjesh dhe gjithë stacionet meteorologjike e kanë përcaktuar Shqipërinë me njollë të kuqe në Europë së bashku me Holandën, si një vend me risk të lartë nga përmbytjet për këtë vit dhe vitin që vjen”, tha Panariti.
Add new comment