Përmbytje në Tiranë dhe disa punë “të bëra me vrap”
Tirana është përmbytur në disa zona, ndërkohë që periferia si Paskuqani apo Bregu i Lumit paraqiten më rëndë nga të gjitha. Sot raportohet se në zonën e Bregut të Lumit janë kryer evakuime të 16 familjeve me 64 pjesëtarë. Policia njofton se janë evakuar disa familje edhe në dy zona të tjera. Me këtë rast ka dalë në sipërfaqe rivaliteti mes ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, që është vënë në krye të punëve. Ndërkohë që Veliaj deklaronte se “më e keqja ka kaluar”, policia fliste për situatë emergjente. Përmbytja e sotme “përmbyt” edhe cilësinë e punëve të bëra nga kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, që në 30 gusht ishte pikërisht në Bregun e Lumit për të thënë fjalë të mira për punën që bëri vetë: “Në vetëm katër javë kemi mbyllur këtë investim në një zonë shumë problematike të Tiranës. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se rregullimi i qytetit kushton, por kushton më pak nëse të gjithë e ruajmë atë që investojmë”, u shpreh ai(http://sot.com.al/politike/veliaj-n%C3%AB-pun%C3%AB-edhe-t%C3%AB-diel%C3%ABn-mban-premtimin-p%C3%ABr-rehabilitimin-e-rrug%C3%ABs-ferit-xhajko#sthash.e6BnBvhX.dpuf). Sot provohet se ajo që është ndërtuar është prishur, ose nuk ka vlejtur edhe aq. Një përgjegjësi për këtë ndoshta do kërkua edhe tek supervizimi i punëve. Bashkia ka vendosur një rregull të ri: për çdo punë supervizimin e bën një subjekt privat i kontraktuar. Për çdo tender po ashtu. Po vetëm Bashkia që merr paratë e njerëzve dhe i investon si e merr punën të kryer? Deri më sot puna merret në dorëzim pas kontrollit në mënyrë që të verifikohet sesi është kryer ajo. Ndoshta kryetari i i Bashkisë i beson çertifikatave që kanë subjekte të ndryshme, por në ditë të përmbytjes nuk vlejnë përtypje si ato të sotmet se “do të prishen ndërtimet pa leje mbi kolektor dhe do t’u japim banesa sociale”. Me sa duket Erjonit i ka rënë një këmbë në ujë dhe është ftohur pak që nxiton të flasë në këtë mënyrë, pa shikuar se ndoshta ato që gjatë vapës i shiste si punë në kohë rekord mund të ishin bërë më mirë.
Add new comment