supervizimi
Përmbytje në Tiranë dhe disa punë “të bëra me vrap”
Tirana është përmbytur në disa zona, ndërkohë që periferia si Paskuqani apo Bregu i Lumit paraqiten më rëndë nga të gjitha. Sot raportohet se në zonën e Bregut të Lumit janë kryer evakuime të 16 familjeve me 64 pjesëtarë. Policia njofton se janë evakuar disa familje edhe në dy zona të tjera. Me këtë rast ka dalë në sipërfaqe rivaliteti mes ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, që është vënë në krye të punëve. Ndërkohë që Veliaj deklaronte se “më e keqja ka kaluar”, policia fliste për situatë emergjente.