panorama
Qeveria mbyll “Onufrin”, arsyeja? “Sekret shtetëror!”
Me miratimin nga Parla menti të ligjit absurd për artin, ligjërisht ndryshoi edhe emri i Galerisë Kombëtare. Një rast unik i llojit të vet në planet, ku në shek. XXI, një vend europian (kuptohet vetëm gjeografikisht), pa motiv dhe pa arsye, ndërron emrin nga Galeria Kombëtare e Arteve, në Muzeumin e Arteve të Bukura. Emër ky, me efekt teletransportuese në stacionin e shek. XIX, që historikisht është edhe koha e lindjes së muzeve të tillë kudo në Europë. Me peshën e emrit imponues “Artet e Bukura”, me të drejtë mendja të vete te tradita europiane e pikturës, dy shekuj më parë.
Vullneti për nënshtrim*
Kur shoqëria nis të mos kundërshtojë më asgjë, madje edhe kur ndaj tyre bëhen padrejtësi të hapura nga të zgjedhurit prej tyre atëherë shumica futet në tunelin e pesimizmit, çka i bën të besojnë se sistemi ku jetojnë është i mirë dhe se nuk ka alternativë tjetër”, shprehej Xhorxh Oruell për librin e tij aq të debatuar, si në kohën e botimit e në ditët e sotme, “Ferma e kafshëve”.
Marrëdhëniet shqiptaro-serbe. A shohim një të ardhme të njëjtë?
Kam 25 vjet që me kolegë serbë të shoqërisë civile, të shkencës, të botës universitare, por edhe të politikës, jemi takuar, kemi biseduar e diskutuar shumë herë këtu në Tiranë e në Beograd, në kryeqytete të ndryshme të rajonit, por edhe nëpër Europë për marrëdhëniet shqiptaro-serbe.
Katastrofa në Drejtësi dhe Vetingu
Është e nevojshme të themi që në fillim se, shkrimi ka të bëjë vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe jo edhe për Gjykatën dhe Prokurorinë si organe. Brenda kornizave të këtij shkrimi do të mundohem të trajtoj shkaqet më kryesore, që sollën situatën dramatike të katastrofës në drejtësinë shqiptare dhe rikthimin e kësaj të fundit, me anë të vetingut, nën udhëheqjen dhe sigurinë e ndërkombëtarëve, me amerikanin në krye.
Pilulat e lumturisë…
Në librin “Mendja e robëruar” nobelisti Çesllav Milosh rrëfen për librin e shkrimtarit dhe filozofit polak Stansilav Vitkieviç, “Pangopësia”, botuar në vitin 1932. Në këtë libër, heronjtë e Vitkieviçit janë njerëz fatkeq: ata nuk besojnë në asgjë dhe gjithçka që bëjnë u duket krejt e pakuptimtë. Ndërkohë, një atmosferë e tillë absurditeti dhe paralize ka pllakosur krejt vendin.
Lista e katërt me kandidatë për në Gjykatën e Strasburgut
Gazeta “Panorama” shkruan sot se qeveria shqiptare ka dorëzuar një listë të katërt kandidatësh për në Gjyktaën e Strasburgut, në të cilën figurojnë tre emra. Sokol Berberi qëndron sërish dhe krahas tij është dr. Marjana Semini dhe Darian Pavli.
Semini është pedagoge në universitetin e Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës, kurse Pavli nga aq sa lexohet në internet është një avokat i njohur i të drejtave të njeriut.
Frika e një shoqërie të tërë nga e ardhmja*
Kushdo që ka lexuar apo ka dëgjuar për shkrimtarin Franz Kafka, pa dyshim që do ketë dëgjuar për tregimin “Porta e ligjit”. Është një portë e caktuar që dikush të hyjë, por fshatari e shikon rojën tek ajo portë si pengesën më të madhe, pa guxuar kurrë të hedhë hapin e ta kalojë atë portë, edhe pse shkon dhe qëndron përpara tij. Ai duket sikur është i shqetësuar vetëm për pengesat që e presin më pas, pasi roja që e pret te porta e ligjit prezantohet thjesht një nëpunës i vogël.
Vështrim i shkurtër mbi marrëdhëniet Shqipëri-Turqi
Për gjerësinë e mar rëdhënieve shqiptaro – turke, një pasqyrim të vlefshëm e ofron materiali arkivor i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme. Numri i lartë i shifrës, i raportimeve apo memove mbi këto marrëdhënie shfaqin larminë dhe gjerësinë e marrëdhënies. Trashësia e dosjeve vjetore pasqyron faktin se marrëdhënia shqiptaro – turke është ndër më të lëvruarat.
Deputeti gjerman, Frei: Çështja "Tahiri", kriter për hapjen e negociatave
Deputeti gjerman i CDU-së, Thorsten Frei, deklaron se çështja “Tahiri” është kusht për negociatat dhe se ajo është referuar qartë para palës shqiptare gjatë vizitës së kësaj të fundit në Gjermani. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Frei thotë se PS-ja mori në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimi Tahiri, duke mos lejuar një proces të plotë gjyqësor ndaj tij.
Lopçarë & gopçarë
Me siguri që lexueset e lexuesit e mi të shumëllojshëm (disa syresh më vlerësojnë, të tjerë jo edhe aq, të tjerë ende fare pak ose aspak, kjo është e drejta e tyre e pamohueshme) e dinë që të jesh lopçar, është një zanat si plot të tjerë në fushën e blegtorisë: lopçari, pra, siç na sqaron “Fjalori i gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), është thjesht një bari lopësh, por që, kur punon me ndërgjegje, meriton gjithë respektin tonë jo vetëm sa herë pimë qumësht, hirrë apo dhallë, sa herë hamë djathë, gjizë apo gjalpë, por edhe kur kujtohemi që puna e tij nuk është aq e lehtë sa mund të duket në vësht