Lista e katërt me kandidatë për në Gjykatën e Strasburgut
Gazeta “Panorama” shkruan sot se qeveria shqiptare ka dorëzuar një listë të katërt kandidatësh për në Gjyktaën e Strasburgut, në të cilën figurojnë tre emra. Sokol Berberi qëndron sërish dhe krahas tij është dr. Marjana Semini dhe Darian Pavli.
Semini është pedagoge në universitetin e Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës, kurse Pavli nga aq sa lexohet në internet është një avokat i njohur i të drejtave të njeriut.
Por gazeta raporton se kandidatët vetëm kanë dorëzuar dosjet dhe kanë dhënë intervistën pa iu nënshtruar vettingut, që ka qenë kërkesë e qeverisë shqiptare për këtë proces. Qeveria ka dërguar më parë tre lista me kandidatë, ku Sokol Berberi ka qenë në të trija, por që janë refuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare. Një dështim ky I tuprshëm për mbarë vendin.
Add new comment