panorama
Shkruante vetëm kundër Salvinit, Panorama shkarkon kolumnistin e njohur Giampaolo Pansa
Shkruante shumë për Matteo Salvinin, ministrin e Brendshëm të Italisë dhe e pushuan. Fjala është Giampaolo Pansa, autor i një rubrike të vjetër dhe të njohur në revistën “Panorama” që e ka krijuar që në vitin 1987 për ta zhvendosur për disa kohë edhe në “L’Espresso”.
Pasoja e normalizimit të së keqes
Normalizimi i së keqes ka qenë gjithnjë një përpjekje djallëzore në çdo shoqëri. Raskolnikovi personazh i romanit “Krim e ndëshkim” i Dostojevskit, rrëfen fillimisht se e ka kryer krimin e vrasjes, duke besuar se ashtu do ndihmonte nënën e tij që të mos i mbetej borxh fajdexhesës për pagesën e studimeve, ndërkohë që në vetvete e di mirë se këtë hap e kishte hedhur për të treguar se ai nuk i përkiste turmës, se nuk mund të mbetej anonim.
Në Shqipëri, mungesa e shoqënisë civile ashtë fatale
Lajmet e ardhuna nga Shqipëria na trishtojnë!
Ta lëmë stadiumin pa spektatorë e pa tifozë...sepse në krizë kanë rënë këta*
Përdorimi i gjuhës si manipulim
Manipulimi nuk mund të ndodhë kurrë pa gjuhën, ndaj pushteti gjithnjë ka tentuar të kontrollojë diskursin gjuhësor për të përcaktuar komunikimin – pra, për të forcuar mendimin për qëllimet dhe veprimet e veta. As sot, në Shqipëri, nuk bën përjashtim ky model. Por, në Shqipëri në mënyrë specifike, ky model i imponimit gjuhësor është edhe nën diskursin gjuhësor të ideologjisë…
Zgjidhje që të ruhet paqja e brendshme
Gjatë periudhës së mbi 100 vite jetë shtetërore, në intervalet kur aktiviteti politik në vend është zhvilluar mbi parlamentarizimin, krizat politike, përplasjet mes individëve të fortë, që komanduan hapësirat politike dhe territoriale, janë zgjidhur me kompromise të përkohshme dhe të paprincipta, duke shkaktuar sistematikisht destabilitetin e vendit. Për rrjedhojë, rrjedha e ngjarjeve ka vazhduar të sillet në atë rrethin, që vërtitet përkundër interesave të njerëzve të thjeshtë dhe paqëndrueshmëria shtetërore ka qëndrue si kambanë mbi jetën e familjeve shqiptare.
Letër e bardhë nga… populli
Një votim fillimisht me letër të bardhë. Pastaj edhe një tjetër… Tetëdhjetë e tre për qind kanë votuar “pa shenjë” në një votim të përsëritur. Ata që kanë dorëzuar fletën e bardhë janë shtuar nga votimi i pare tek i dyti. Kaq mjafton që pushteti të mos ketë më qetësinë të përballet me qytetarët e tij. Shkrimtari portugez, Jose Saramango, përmes rrëfimit në romanin “Le të ulërijmë”, ka thurur metaforën e revoltës moderne, të një kundërshtimi të pushtetit pa fjalë – pikërisht në shekullin kur fjalshmëria ka marrë dhenë dhe është zemra e sotme e atyre që duan të kenë pushtetin.
Identiteti nën kurthin e shijeve
Pop-hedonizmi” që ka mbërthyer shoqëritë e sotme postmoderne, përmes formulës “menjëherë, tani”, ka vënë në pikëpyetje të madhe marrëdhënien e gjithkujt prej nesh me kohën, me veten, me tjetrin dhe me të kuptuarit të lirisë.
Salvini, shqiptarët e anijes "Vlora" dhe një ish-president që turpëron
Revista italiane “Panorama” shkruan sot për situatën në vendin fqinj ku politika ka inkastruar ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, vënë në procedim për shkak të refuzimit të zbarkimit më 20 gusht 2018 të refugjatëve nga anija e rojes bregdetare “Diciotti”.
Kushtetuta shqiptare dhe efektiviteti në mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Është emblematike paraqit ja e Charli Chaplin në filmin tashmë klasik “Kohët Moderne”, në të cilin Sharloti endet rrugëve të Amerikës i lirë, por i pazotë ta gëzojë lirinë e tij, pasi i papunë, i pastrehë, i pangrënë, me pak fjalë i pashpresë dhe e vetmja mënyrë efikase që ka për ta përdorur këtë Liri është ta japë atë në këmbim të një strehe, një shtrati dhe një vakti të ngrohtë, të cilat i gjeti me shumë bujari prapa hekurave të një qelie.