Shkruante vetëm kundër Salvinit, Panorama shkarkon kolumnistin e njohur Giampaolo Pansa
Shkruante shumë për Matteo Salvinin, ministrin e Brendshëm të Italisë dhe e pushuan. Fjala është Giampaolo Pansa, autor i një rubrike të vjetër dhe të njohur në revistën “Panorama” që e ka krijuar që në vitin 1987 për ta zhvendosur për disa kohë edhe në “L’Espresso”.
Pansa është emër i njohur për publikun italian edhe për esetë e tij përqendruar kryesisht në rezistencën italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shkak i pushimit që po trajtohet në mediat e vendit fqinj është një fërkim mes tij dhe drejtuesit Maurizio Belpietro. Përmes një shkrimi në tpi.it, Pansa ka akuzuar si censor drejtuesin e vet që është kundërpërgjigjur.
Ishin lexuesit e tij që e pushuan. U përmbyta nga letrat e protestës sepse shkruante vetëm për Salvinin
citohet Belpietro.
Në variantin e vet Pansa thotë se psuhimi i tij ëhstë realizuar me vetëm dy telefonata. E para sipas tij ndodhi më 11 korrik, kur Belpietro e ka thirrur për t’i thënë:
Giampaolo, ti shkruan shumë për Salvinin. Tashmë rubrika jote është dedikuar atij. Çdo herë e kritikon, e akuzon. Ministri i Brendshëm është bërë obsesioni yt. Nuk e ke idenë sesa letra proteste kamë marrë nga lexuesit e “Panorama”. Kështu nuk vazhdohet, duhet të ndryshosh argumentin ose personazhin
Pansa tregon se u bind nga e shoqja që të mos dorëzonte letrën e dorëheqjes menjëherë pas kësaj telefonate. Telefonata e dytë nuk vonoi, u bë më 16 korrik.
Më dukej i sikletosur dhe thuajse i paaftë për të më komunikuar se nuk duhet t’i nisja më rubrikën time. As nuk e zuri në gojë si emër. E kuptova se po më pushonte nga puna. Mbetet sërish një pyetje: kush më pushoi nga “Panorama”? Maurizio Belpietro apo Matteo Salvini? Ja një enigmë që nuk është e vështirë për t’u zgjidhur
thotë Pansa.
Ky njëri version. Kolegu nga ana tjetër justifikohet se rubrika e fundit që nuk u publikua nuk e nderon “të madhin Giampaolo Pansa”. Duke shtuar se ka edhe argumente të tjerë se përse u pushua autori në fjalë duke ia mbyllur rubrikën.
Add new comment