origjina
Origjina e Druzëve, genetika na çon në Armeni
Druzët janë një popullsi në rajonin e Izraelit, Libanit dhe Sirisë që dallojnë nga popullsitë arabe dhe ato hebreje. Origjina e tyre është debatuar për një kohë të gjatë, njësoj sikundër interesi për besimin e tyre fetar është i madh. Ata janë shkëputur nga islami ismailit, degë e islamit shiit dhe e kanë izoluar besimin e tyre fetar për anëtarë të rinj që në shekullin e 11-të. Ata kanë luajtur një rol të madh që nga koha e Kryqëzatave dhe kanë preferuar malësitë si strehë.
Zbulohet galaktika nga ku origjinojnë valët e shpejta radio
Një grup shkencëtarësh nga Cornell University pretendon se ka zbuluar galaktikën prej nga ku origjinojnë valët e shpejta radio – një dukuri e konstatuar fillimisht në vitin 2007 e manifestuar në formën e valëve shumë të shpejta radio, me energji të lartë e që zgjasin vetëm disa milisekonda. Ata e kanë publikuar konkluzionin e vëzhgimeve të bëra nga një rrjet teleskopësh në revistat “Nature” dhe “Astrophysical Journal Letters” dhe sipas tyre bëhet fjalë për një galaktikë 3 miliardë vjet dritë larg.
Identifikohet origjina e Biotingullit të Paqësorit Perëndimor
Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë arritur të identifikojnë origjinën e atij që quhet si Biotingulli i Paqësorit Perëndimor. Bëhet fjalë për dy sekuenca tingujsh të regjistruar në Paqësor mes vitet 2014 dhe vitit 2015. Tingulli u regjistrua nga një pajisje që mblidhte të dhëna akustike në thellësitë Mariane që është edhe pika më e thellë e oqeanit. Një sekuencë si hungërimë dhe një tjetër si makineri, krijuan pështjellime te shkencëtarët të cilët pas analizave të kryera kanë dalë në përfundimin se tingulli ka origjinë bilogjike.
Nga Europiani, te kërcënimi i origjinës së largët
Kam përjetuar të shtunën e kaluar në “Elbasan Arena” ndeshjen më të çuditshme në historinë time 25-vjeçare si gazetar. Në të gjitha pikëpamjet. Për fatin tim të keq, dhe tonin, qëlloi ndeshja e Kombëtares sonë. Jam i sigurt që nuk do të shikoj më ndeshje të tillë. Derisa të rikthehet përsëri Izraeli në Shqipëri. Ose Serbia. Shqipëria u mund. Keq. Tifozët e Kombëtares u mundën. Keq fare. Siguria dhe policia fituan. Bindshëm. Po e filloj nga fundi.
Kreu i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë: Nënë Tereza ishte vllahe
Vatikani kreu shenjtërimin për t’i dhënë një vend asaj që e sheh si misionaren e vet. Kurse në Ballkan ka nisur komedia për origjinën e Nënë Terezës. Nuk është vetëm politika që përflet vlera të kësaj natyre, por edh të ashtuquajturat Akademi Shkencash që janë me bollëk në rajonin tonë.
Kreu i Akademisë maqedonase Taki Fiti ka deklaruar se Nënë Tereza nuk është shqiptare, por një vllahe etnike e Maqedonisë.
Sipas Fiti, babai i Nënë Terezës, Nikola Bojadzi ishte një vllah etnik i Maqedonisë, kurse e ëma ishte e lindur në Shkup nga prindër të përzierë vllaho shqiptarë.
Të dhëna dhe dyshime se edhe Zonja e Parë e Rajhut të Tretë, Magda Goebbels, ishte hebreje
Edhe për bashkëshorten e Joseph Goebels, ministri nazist i Propagandës dhe një fanatik i regjimit, lindin dyshimet se ishte me origjinë hebreje. Magda Goebels, e cila e ndoqi të shoqin në vetëvrasje bashkë me të 6 fëmijët, mendohet se është e bija e Richard Friedlander, një biznesmen hebre, që deklaronte se Magda ishte e bija e tij. Zbulimin e ka bërë historiani Oliver Hilmes që mes arkivave gjeti një regjistër popullise ku përfshihej kjo deklaratë e Friedlander.
Identifikohet për herë të parë vendndodhja dhe distanca e shpërthimeve të valëve të shpejta radio
Shkencëtarët kanë arritur të përcaktojnë vendndodhjen dhe distancën e një shpërthimi të fuqëishëm dhe të çuditshëm , i njohur si shpërthimi i valëve të shpejta radio, një dukuri astrofizike e cila manifestohet si pulsim valësh radio që zgjasin vetëm pak milisekonda. E panjohur mbetet origjina e tyre, por ka disa spekullime: një është që ato origjinojnë nga jashtë galaktikës, së dyti ato vijnë nga yke të afërt dhe së treti ato janë prodhuar nga një inteligjencë jashtëtokësore.