Kreu i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë: Nënë Tereza ishte vllahe
Vatikani kreu shenjtërimin për t’i dhënë një vend asaj që e sheh si misionaren e vet. Kurse në Ballkan ka nisur komedia për origjinën e Nënë Terezës. Nuk është vetëm politika që përflet vlera të kësaj natyre, por edh të ashtuquajturat Akademi Shkencash që janë me bollëk në rajonin tonë.
Kreu i Akademisë maqedonase Taki Fiti ka deklaruar se Nënë Tereza nuk është shqiptare, por një vllahe etnike e Maqedonisë.
Sipas Fiti, babai i Nënë Terezës, Nikola Bojadzi ishte një vllah etnik i Maqedonisë, kurse e ëma ishte e lindur në Shkup nga prindër të përzierë vllaho shqiptarë.
Vetë Fiti është një vllah i Maqedonisë dhe dalja e tij personalisht me këtë deklarim përbën edhe një nevojë për të sqaruar pozicionin e Alademisë Maqedonase. Në vend të bashkonte, një figurë si Tereza po krijon ndarje për shkak të mendësisë në Ballkan.
Add new comment