Identifikohet origjina e Biotingullit të Paqësorit Perëndimor

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 09:46

Një ekip shkencëtarësh amerikanë kanë arritur të identifikojnë origjinën e atij që quhet si Biotingulli i Paqësorit Perëndimor. Bëhet fjalë për dy sekuenca tingujsh të regjistruar në Paqësor mes vitet 2014 dhe vitit 2015. Tingulli u regjistrua nga një pajisje që mblidhte të dhëna akustike në thellësitë Mariane që është edhe pika më e thellë e oqeanit. Një sekuencë si hungërimë dhe një tjetër si makineri, krijuan pështjellime te shkencëtarët të cilët pas analizave të kryera kanë dalë në përfundimin se tingulli ka origjinë bilogjike. Ai i atribuohet një nënspecieje të balenave të familjes Balaen – Mysticeti.

Shkencëtarët përjashtuan mundësinë e origjinës gjeofizike si p.sh zhurma me frekuencë të ulët që vijnë nga tërmetet apo akulli, era apo shiu, sikundër edhe burimet antropogjene që lidhen me anije apo pajisje sizmike.

Pjesa e parë:

Pjesa e dytë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.