Origjina e Druzëve, genetika na çon në Armeni
Druzët janë një popullsi në rajonin e Izraelit, Libanit dhe Sirisë që dallojnë nga popullsitë arabe dhe ato hebreje. Origjina e tyre është debatuar për një kohë të gjatë, njësoj sikundër interesi për besimin e tyre fetar është i madh. Ata janë shkëputur nga islami ismailit, degë e islamit shiit dhe e kanë izoluar besimin e tyre fetar për anëtarë të rinj që në shekullin e 11-të. Ata kanë luajtur një rol të madh që nga koha e Kryqëzatave dhe kanë preferuar malësitë si strehë. Udhëtarë të shumtë kanë shkruar për ta, janë mahnitur nga zakonet dhe qëndresa, por asnjë e sigurtë nuk dihet për origjinën.
Tani është genetika ajo që ndihmon. Në universitetin e Sheffield është përdorur Teknologjia e Strukturës Gjeografike të Popullsisë e cila funksionon ngjashmërisht me sistemin e gjeolokacionit të satelitëve të lundrimit, për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Mostrat e studiuara I përkasin Druzeve të Izraelit dhe pas analizave rezulton se shumica e Druzeve mund të gjurmohen në malësitë e Turqisë, very të Irakut, jugun e Armenisë dhe Malin Zagros, në rripin kufitar me Malin Ararat, shumë pranë Ashkenazit antik.
Në punimin e publikuar thuhet se u krahasua ADN-ja e sotme me atë të para 1000-4000 viteve nga Levanti, Turqia dhe Armenia, duke konkluduar se Druzët janë vërtet të ndryshëm nga pikëpamja genetike me fqinjët e vet.
“Në ndryshim nga palestinezët, beduinët dhe sirianët që trashëgojnë 26-70% të parardhësve të Levantit, Druzët e Izraelit kanë vetëm 15% nga kjo trashëgimi dhe 80% nga paraardhësit armenë. Hebrejtë Ashkenazi në të kundërt, kanë gjurmë të origjinës anatoliane në 96%...”, shkruan autori Eran Elhaik.
Genetika ndihmon edhe për të kuptuar pse kjo zhvendosje. Duke qenë një grup që për 8 shekuj ka refuzuar përzierjen, është më e thjeshtë për të gjurmuar atë që quhet si Ngjarja e fundit e Përzierjes, që do të thotë kontakti seksual dhe përzierja me sirianët. Kjo daton në fillim të shekullit të 12-të që përkon me invadimin e turqve selxhukë në Siri. 150 vjet pas vendosjes së këtyre të fundit në Iran, Anadoll dhe Siri, shfaqen Druzët. Sipas Elhaik, ngjashmëria mes tyre dhe Armenëve provon se paraardhës të tyre ishin selxhukët që me mbërritjen në Levant u përzien me popullsitë vendase. Ngashmëri të madhe kanë Druzët edhe me hebrejtë Ashkenazi me të cilët u vunë në kontakt në zonën ku puqet Rruga e Mëndafshit me rajonin që nis nga Gjiri Persik e deri në Egjipt. Më pas këto grupe u ndanë për t’u ribashkuar në Palestinë shekuj më vonë.
https://aeon.co/ideas/solving-the-mystery-of-the-druze-a-2000-year-old-o...
Add new comment