Të dhëna dhe dyshime se edhe Zonja e Parë e Rajhut të Tretë, Magda Goebbels, ishte hebreje

Postuar në 21 Gusht, 2016 23:13

Edhe për bashkëshorten e Joseph Goebels, ministri nazist i Propagandës dhe një fanatik i regjimit, lindin dyshimet se ishte me origjinë hebreje. Magda Goebels, e cila e ndoqi të shoqin në vetëvrasje bashkë me të 6 fëmijët, mendohet se është e bija e Richard Friedlander, një biznesmen hebre, që deklaronte se Magda ishte e bija e tij. Zbulimin e ka bërë historiani Oliver Hilmes që mes arkivave gjeti një regjistër popullise ku përfshihej kjo deklaratë e Friedlander.

Mgda quhej si Zonja e Parë e Rajhut të Tretë, nisur nga fakti se Hitleri ishte një person i pakurorëzuar. Ajo lindi në vitin 1901 në distriktin Kreuzberg të Berlinit. Në çertifkatën e lindjes cilësohet emri i nënës, Auguste, ndërkohë që emri i babait është lënë anonim. Sipas disa zërave mendohej që babai i saj të ishte Oskar Ritschel, me të cilin e ëma pati një lidhje intime. Por sipas librit të ri të historianit Hilmes, në ditarin e Joseph Goebels thuhet se Auguste nuk ishte martuar asnjëherë me Oskar dhe kjo është pohuar nga vetë vjehrra e ministrit të Propagandës. Auguste u martua me Richard Friedlander në vitin 1908 dhe dëshmia e tij për atësinë e Magdas përputhet me atë të Auguste. Joseph ishte martesa e dytë e Zonjës së Parë të Rajhut të Tretë, e cila nga martesa e parë kishte edhe një djalë. Në vitin 1934, Joseph Goebbels shkruan në ditar se “një zbulim që lidhej me gruan e tij tronditi familjen”. Por nuk jepen më tej detaje.

Hilmer nuk ka asnjë dëshmi tjetër përveç kësaj që sjell këtu, ndërkohë që Richard Freidlander, babai biologjik i Magda Goebbles, sipas pretendimeve të vetë tij, nuk piu shumë ujë. Në vitin 1938 ai u dërgua në kampin e Buchenëald ku qëndroi deri sa vdiq në vitin 1939. Implikues është edhe një hollësi që ka dalë më herë në dritë: miqësia e Magdës me kreun e Sionizmit, Haim Arlosoroff, me vajzën e të cilit, Lisa, ajo ishte në klasë. Spekullimet nuk kanë pushuar mes të cilave edhe ai për një lidhje intime mes Magdës dhe Arlosoroff, të gjitha mesa duket material konsumi, përderisa akti i vetëvrasjes së çiftit Goebbels ishte ndër më ekstremët. 

http://www.haaretz.com/world-news/europe/.premium-1.737914

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.