nasa
NASA: Toka po mban dyfishin e nxehtësisë
Toka po mban gati dy herë më shumë nxehtësi sesa në 2005. Një studim i ri i NASA-s dhe Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) zbuloi se disekuilibri energjetik i Tokës pothuajse është dyfishuar nga 2005 në 2019.
Ky disekuilibër është praktikisht ndryshimi midis asaj se sa "energjia rrezatuese" e Diellit absorbohet nga atmosfera dhe sipërfaqja e Tokës, krahasuar me sa "rrezatimi infra i kuq termik" kthehet në hapësirë.
Kjo do të thotë se planeti po nxehet akoma më shumë.
NASA mund të ketë çuar jetë në Mars
Ndërsa NASA po planifikon të çojë njerëz në Mars në të ardhmen e afërt – forma të tjera të jetës, agjencia amerikane mund t’i ketë lënë atje kohë më parë.
NASA prodhon oksigjen në Mars
Pas zbritjes me sukses në Mars, Perserverance ka shënuar një tjetër arritje. Në bordin e roverit të NASA-s është prodhuar për herë të parë oksigjen, kjo falë instrumentit Moxie (Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars). Oksigjeni është prodhuar në atmosferën e planetit të kuq, e përbërë në masën 96% nga dioksid karboni.
Video/NASA ngre një helikopter mbi sipërfaqen e Marsit
VIDEOLAJM/Imazhet e para nga Marsi
Fotolajm/Sonda "Perseverance" e NASA-s prek Marsin
NASA zbret në Mars
Roveri “Preservance” (Këmbëngulje) është ulur me sukses në sipërfaqen e Marsit. Siç tregon videoja, në NASA, ky hap u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Roveri është ulur në një krater të thellë pranë ekuatorit të planetit, zonë që për astrofizikanët njihet me emrin Jezero.
Anija kozmike amerikane OSIRIS-REx kryen ulje të suksesshme në asteroidin Bennu
Anija kozmike amerikane OSIRIS-Rex(Origins, Spectral Interpretation, Resource Identification, Security, Regolith Explorer – Sonda eksploruese e Regoliteve, sigurimit, identifikimit të burimeve dhe interpretimit spektral dhe të origjinës) është ulur për 10 sekonda në sipërfaqen e asteroidit Bennu.
0.41% shanse të godasë Tokën më 2 nëntor
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka përllogaritur se një asteroid që pritet të kalojë pranë Tokës në fillim të muajit nëntor, ka 0.41% shanse të godasë planetin. Objekti i njohur si 2018VP1, parashikohet të kalojë pranë Tokës më 2 nëntor 2020 dhe sipas trajektores së gjurmuar ekzistojnë tre mundësi përplasjeje.
Objekti është 0.002 km në diametër.
Nuk jemi gati për të përballur lajmin e zbulimit të jetës në Mars
Kreu i ekipit shkencor të NASA-s, Jim Green ka deklaruar se misioni i radhës në Mars do të jetë më i avancuari i realizuar deri më tani.
Pikëpyetjet rreth rezultateve të këtij misioni janë më shumë etike dhe kanë të bëjnë me raportin e njeriut me jetën dhe kuptimin e saj. Green mendon se nëse do të zbulohet se në Mars ka patur dikur jetë, apo ka edhe ende forma të jetës, problemi që do të shtrohet do të jetë në Tokë, te njerëzit.