Anija kozmike amerikane OSIRIS-REx kryen ulje të suksesshme në asteroidin Bennu
Anija kozmike amerikane OSIRIS-Rex(Origins, Spectral Interpretation, Resource Identification, Security, Regolith Explorer – Sonda eksploruese e Regoliteve, sigurimit, identifikimit të burimeve dhe interpretimit spektral dhe të origjinës) është ulur për 10 sekonda në sipërfaqen e asteroidit Bennu. Lajmi është shpërndarë nga agjencia amerikane e hapësirës që ka bërë me dije se sonda ka mbledhur mostra nga shtresa sipërfaqësore e trupit qiellor që ndodhet 334 milion km nga Toka në rripin e asteroidëve.
Sipas njoftimeve zyrtare anija kozmike kreu çdo detyrë të parashikuar sipas të gjitha protokolleve, çka është cilësuar në vetvete një arritje e madhe për NASA-n. Sinjali në Tokë nga Bennu ka ardhur me 18.5 minuta vonesë dhe sonda ka bërë ulje në hemisferën veriore të asteroidit të vogël. Sonda pritet të ulet në Tokë në vitin 2023.
Add new comment