meta
“Primi i Ramës”, “Senati i Bashës”, Meta, Berisha…
Edhe pse Edi Rama e mohoi publikisht tri ditë më parë synimin për ta ndryshuar sistemin zgjedhor nga ai rajonal proporcional (që është në fuqi aktualisht), në një sistem me prim, një nga zëdhënësit e tij, ministri Bledi Çuçi, ka deklaruar të kundërtën për gazetën “Shqip”.
Vizitat në SHBA? Dështim i plotë për të dy
Ajo që pritej të ishte një vizitë që do t’i jepte kredenciale të reja, rezultoi ndryshe. Ilir Meta kthehet nga SHBA me zero rezultate, njësoj si kryeministri me të cilin bashkëqeveris, i cili ishte aty disa javë më parë e që deri më tani nuk është pritur në Washington. Arsyet e këtij qëndrimi të SHBA-së ndaj politikanëve kryesorë shqiptarë mund të jenë të shumta, por një është e padyshimtë: lidhja me krimin dhe fakti se ekipi që drejton vendin tonë prej 25 vjetësh duket se ka rënë dakord të marrë si rol ekonomik për Shqipërinë edhe plehrat e Europës, apo paratë e pista që mbeten.
I dashur popull. Rama është jashtë, Meta është jashtë. Tani komandoj unë, dëgjuat?
“Impulse të reja? Emrat nuk janë më të rëndësishëm”
Ilir Meta i ka dhënë një intervistë gazetës “Illyria” dhe radio “Kosova”. Me një lloj interesi paraqitet deklarata e Metës për marrëdhëniet brenda koalicionit dhe kërkesa e tij për ndryshime në qeveri. Meqenëse pazari i Bllokut ka ecur jo keq, Meta ka menduar të bëjë një lloj tërheqje. Thotë kreu i LSI-së: “Kjo është një marrëdhënie e vazhdueshme, e përditshme. E rëndësishme është që drejtimet kryesore strategjike janë të dakordësuara. Çdo debat i ditës nuk konteston dhe nuk vë në pikëpyetje këto raporte, nuk vë në pikëpyetje këtë koalicion.
Meta niset për në SHBA, ambasadori amerikan e viziton në Kuvend
Krerët e së majtës takim 90 minuta në Vilën 30, Meta vazhdon t'i kërkojë Ramës ndryshime në qeveri
Dy aleatët kryesorë t ë së majtës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sot në rezidencë qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, që njihet ndryshe dhe si Vila 30. “News 24” bën të ditur se në takim janë të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi si dhe kreu i komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Raportohet se takimi mes tyre ka pak minuta që ka nisur rreth orës 10:15 të mënjgesit, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur tema e takimit.
Spartak Ngjela sugjerim për amerikanët: Embargo qeverisë së Edi Ramës
Spartak Ngjela gjuan edhe një herë. Nuk dihet sa funksionon apo sa ndikim ka, por qasja e tij kundër Edi Ramës, po bashkohet me qasjen antisistem. Për ish-aleatin e ngushtë të Edi Ramës, Perëndimi është një destinacion i panegociueshëm për shqiptarët, të cilët duhet të mbajnë parasysh se kjo mazhorancë mund t’i çojë edhe drejt Moskës apo Pekinit. Ndaj Ngjela sugjeron embargo: “Ne sot humbasim 3 miliardë Euro ndihma strukturuese në vit; sepse kryeministri shqiptar, kjo maxhorancë dhe vëtë opozita, nuk e duan reformën në drejtësi.
Më mirë Ilir Meta, sesa Edi Rama
Gjithë verën dhe sidomos këtë vjeshtë, thelbi i debateve politike në vend është përqendruar te konflikti Rama-Meta. Çështja shkoi deri aty, sa Spartak Braho, njeri i afërt i Ilir Metës, të flasë për komplot ndaj kreut të LSI-së. Një çështje për korrupsion masiv me mbledhjen e detyrimeve të CEZ, me marrëveshjen për t’u dhënë çekëve 90 milionë euro dhe shmangur arbitrazhin, ishte tagjia bazë e shtypit dhe e akuzave që mbajtën gjallë zhurmën e kësaj lufte.
“Edi Rama, ose do të pranojë shantazhin e Ilir Metës, ose duhet të bëjë zgjedhje të parakohshme”
Shenasi Rama i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Sot”. Rama i përmbahet tezës së vet të njohur të parisë që gllabëroi çdo gjë, që lozi teatër me demokraci dhe zgjedhje, por që në fund është e njëjta fytyrë.
Berisha: Meta s’ka kërkuar pakte të reja, nuk flirtoj me të
Berisha ka hedhur poshtë zërat për një bashkëpunim politik mes tij dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24”, ishkryeministri ka përjashtuar mundësinë edhe të një bashkëpunimi politik mes kreut të PDsë Basha dhe Kryeministrit Rama. “Trokitja e gotave, aty ku ka qenë për shembull edhe ambasadori kinez, unë nuk mund të kthej shpinën. Meta nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon pakte të reja. Unë kam vlerësuar qëndrimin e tij për hetimin ndërkombëtar. Aferën “DIA” e përdori Rama kundër Metës në mënyrë më të fuqishme.