Krerët e së majtës takim 90 minuta në Vilën 30, Meta vazhdon t'i kërkojë Ramës ndryshime në qeveri

Postuar në 23 Tetor, 2015 10:51

Dy aleatët kryesorë t ë së majtës, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar sot në rezidencë qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, që njihet ndryshe dhe si Vila 30. “News 24” bën të ditur se në takim janë të pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS­-së, Gramoz Ruçi si dhe kreu i komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Raportohet se takimi mes tyre ka pak minuta që ka nisur rreth orës 10:15 të mënjgesit, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur tema e takimit. Pak pas tyre takimit i janë bashkuar edhe kreu i Grupit parlamentar të LSI-­së, Petrit Vasili dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Edhe pse kryeparlamentari Meta është shprehur disa herë se qeveria ka nevojë për impulse të reja, vetë Rama deklaroi një ditë më parë se, Meta nuk i ka kërkuar ndryshime në qeveri.

Por pas takimit me kryeministrin Rama,  Meta nfoli sërish për: “impulset duhen në çdo moment”,­ teksa u pyet nëse me kryeministrin ishte folur për ndryshime në qeveri. Meta tha se në takim ka pasur “shkëmbim mendimesh”. I pyetur për letrën e PD­së për procesin e dekriminalizimit, Meta u përgjigj: “Jemi sqaruar dje me kryetarin e grupit parlamentar të PD, ka qenë vetë PD që e ka anashkaluar komisionin përmes propozimeve që bër në Parlament, është e mirëpritur që Balla dhe Bylykbashi të takohen, se kuptoj pse po vonohet mbyllja e procesit të dekriminalizimit”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.