meta

Opozita nuk i përmend as emrin Ilir Metës, a i ka "tredhur" LSI edhe Bashën me shokë?

Postuar në 18 Mars, 2016 10:04

Ajo që vihet re në diskursin publik të opozitës ditët e fundit është heqja nga fjalori politik i emrit të Ilir Metës. Basha dhe të tijtë kanë stopuar çdo etiketim dhe sulm ndaj kryetarit të LSI-së duke e përqëndruar retorikën politike tek emri i kryeministrit si autorin kryesor të keqqeverisjes së vendit. Në njoftimet e përcjella nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, ku pasqyrohen deklaratat e kryetarit dhe folësve të tjerë të opozitës, kreu i kuvendit Ilir Meta nuk figuron në asnjë rrjesht dhe togfjalëshi Rama-Meta është zëvendësuar me sulmin frontal ndaj Edi Ramës.

Kokëdhima shpjegon pse nuk duhet marrë seriozisht Pandeli Majko

Postuar në 15 Mars, 2016 10:31

Deputeti socialist Koço Kokëdhima, praktikisht njeriu me më shumë influencë dhe ndikim te kryetari Edi Rama ka zhvlerësuar deklaratën e Pandeli Majkos se mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai ka dhënë një sinjal LSI-së se nuk duhet të marrë seriozisht profecitë e Pandeli Majkos, i cili lobon dukshëm për të qenë një nga kandidatët për President i Republikës, post të cilin e synon edhe Ilir Meta. Në një interevistë për emisionin “Tonight”, Kokëdhima deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2017 “Nuk ka asnjë arsye të ketë zgjedhje të parakohshme. Të mos bëjmë profecira.

Pas darkës me Metën, Shpëtim Idrizi shton presionin ndaj Ramës

Postuar në 13 Mars, 2016 11:47

Pas darkës me Ilir Metën, Shpëtim Idrizi rrit presionin ose pazarin ndaj Ramës, i cili eventualisht mund ta shohë Idrizin si kamardare shpëtimi në rast ndarje nga Meta. “Nëse maxhoranca do të vazhdojë të mos i reflektojë kërkesat parimore të PDIU-së, atëherë ne nuk mund të vazhdojmë të bashkëjetojmë më në atë koalicion”- u shpreh Idrizi për Ora News.
Nënkryetari i Kuvendit përsëriti kërkesat, mbi të cilat është nënshkruar marrëveshja mes PDIU-së dhe PS që lidhen me zgjidhjen e çështjes çame.

Planet e Metës dhe plani i Ramës

Postuar në 12 Mars, 2016 14:34

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një komunikim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit tha sot se është mjaft pozitive që forcat politike e kanë pranuar dhe i janë referuar Komisionit të Venecias sa i përket diskutimeve për reformën në drejtësi.
Referuar deklaratave të kryeministrit Rama se ai ka një plan B për ta miratuar reformën edhe nëse pengohet nga opozita, Meta tha se partia e tij nuk ka asnjë plan tjetër.

A mund të quhet politika "edhe ashtu, edhe kështu", politikë moderimi?

Postuar në 08 Mars, 2016 21:31

Ilir Meta ka qëndruar gjithmonë në vijën e dytë të frontit, duke bërë në shumë raste edhe kritizerin e mazhorancës për nisma që  kanë ngjallur reagim publik apo dhe pakënaqësi politike në krahun kundërshtar. Luftën e mazhorancës e ka udhëhequr Edi Rama, herë me kokën para dhe herë me kokën mbrapa se çfarë humori ka aleati i tij. Gjithsesi në ndonjë rast vendosmëria e tij është zëvendësuar me zhgënjimin dhe tërheqje pa zhurmë nga vija e parë e frontit. LSI ka kohë që bën rolin e moderatorit, duke u atashuar me politikën “edhe kështu edhe ashtu”.

Berisha nuk është budalla

Postuar në 06 Mars, 2016 00:42

Në çerek shekullin e fundit, Sali Berishën e kanë anatemuar qindra mijra shqiptarë e mijra të huaj. Sidoqoftë, asnjëri deri më sot nuk e ka quajtur budalla. Dhe ai vazhdon të mos jetë budalla, pavarsisht se mund të jetë çdo gjë tjetër…

Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), Berisha e tregoi edhe një herë se nuk është budalla, duke thënë se një koalicion i PD-së (nënkupto i tij) me LSI-në është i mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme, por jo para tyre. Dhe kjo gjë, sipas tij, do të përcaktohet pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.

I pashqetësuar për lojrat e Nishanit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 13:40

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është deklaruar i qetë dhe i pashqetësuar lidhur me ‘konfliktin’ e fundit mes qeverisë dhe presidentit lidhur me çështjen e dekretimit të ministrave të rinj, pas ndryshimeve në qeveri. Në një deklaratë për media nga selia e LSI-, ku ka njoftuar çeljen e anëtarësimeve të reja në parti, Meta ka thënë se gjithçka do të ecë sipas parashikimeve të Kushtetutës.

Rama-Meta, c’est la vie

Postuar në 18 Shkurt, 2016 13:49

Në ecejaket nëpër Shqipëri, Rama duket mjaft elektoral, duke ushqyer bindjen apo iluzionin, që ai, Kryeministri, nuk e përjashton, që zgjedhjet, mund të jenë edhe më afër se viti 2017. Nga ana tjetër, edhe Meta, që është pa dyshim, tradicionalisht, më rrënjë-thelli në lidhjet e përditshme me bazën e partisë së vetë, që dhe është, që në lindje të vetë, një “korparmatë” elektorale, duket se komunikimet me bazën dhe njerëzit që e popullojnë atë, i ka në intensitet të plotë.

Heshtje nga LSI për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit

Postuar në 14 Shkurt, 2016 23:23

Një hollësi që mund të ketë kuptim, nisur nga trajtimi që disa media i bënë vizitës së John Kerryt në Tiranë. U nënvizua me forcë se sekretari amerikan i Shtetit nuk do të takonte Ilir Metën, që mban detyrën e kryetarit të Kuvendit. Edhe gjatë vizitës së Victoria Nuland, pak muaj më parë u soll në vëmendje ky fakt. E vërteta është se axhenda e një zyrtari kaq të lartë si Kerry, nuk është se mund të lexohet gjithnjë me syzet simbolizuese të koniunkturës politike në Tiranë. Por duhet thënë se sot LSI-ja dhe as Kuvendi, nuk u prononcuan, as e përshëndetën vizitën e Kerryt.

Pages

Subscribe to RSS - meta