Kokëdhima shpjegon pse nuk duhet marrë seriozisht Pandeli Majko
Deputeti socialist Koço Kokëdhima, praktikisht njeriu me më shumë influencë dhe ndikim te kryetari Edi Rama ka zhvlerësuar deklaratën e Pandeli Majkos se mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai ka dhënë një sinjal LSI-së se nuk duhet të marrë seriozisht profecitë e Pandeli Majkos, i cili lobon dukshëm për të qenë një nga kandidatët për President i Republikës, post të cilin e synon edhe Ilir Meta. Në një interevistë për emisionin “Tonight”, Kokëdhima deklaroi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në 2017 “Nuk ka asnjë arsye të ketë zgjedhje të parakohshme. Të mos bëjmë profecira. Koalicioni ynë është efektiv, serioz dhe funksional. Ky koalicion do ta zhvillojë mandatin e tij të plotë dhe zgjdhjet e ardhshme do të jenë si duhet të jenë, rrotull qershorit të 2017”-theksoi Kokëdhima. Sipas tij, në mandatin e ardhshëm do të qeverisin prapë dy partitë, PS dhe LSI, të cilat do të vendosin për emrin e kryeministrit dhe presidentit të ardhshëm. “Kjo është një çështje që do ta vendosë koalicioni pas zgjedhjeve të ardhshme, ndoshta edhe para zgjedhjeve. Edhe Presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në mënyrë konsensuale nga dy partitë tona, kryesisht PS dhe LSI do ta zgjidhin", shtoi deputeti socialist.
Add new comment