marrëveshja berthamore
SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, Irani qëndron: Vazhdojmë me partnerët e tjerë
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë sot në mbrëmje para mediave për të përcjellë mesazhin e tij për daljen e SHBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin. E konsideruar një lëvizje politike me pasoja të paparashikueshme, vendimi në fjalë është ndoshta më turbulluesi qëkurse Trump mori detyrën. Ai e vendos regjimin iranian në qendër të një armiqësie të shpallur nga SHBA, ndërkohë që kapacitetet nuk përputhen dhe konkurenca mes të dyja vendeve është shumë e pangjarë.
SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Kjo ishte data e fundit për Trump që të shprehej në këtë kuadër dhe ai ka bërë atë që kishte deklaruar: tërheqjen nga marrëveshja e firmosur nga Obama. Sipas Trump marrëveshja është e kalbur dhe turp për të si qytetar. Ai ka riaktivizuar sanksionet që u hoqën me marrëveshjen duke krijuar polarizime të mëdha në Lindjen e Mesme.
Trump njofton takim me kreun e Koresë së Veriut
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të takohë kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tij ka rënë dakord që të ndërpresë testet e reja bërthamore dhe madje të çmontojë arsenalin bërthamor. Trump ka postuar në Twitter lajmin, që mbetet hipotetik, ndonëse ai shprehet qartë se “është planifikuar një takim”.
Treshja kryesore europiane + BE kundër SHBA: Respektojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin
SHBA mbetet thuajse vetëm në kontestimin e marrëveshje bërthamore me Iranin. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka deklaruar se Gjermania ka rënë dakord me Francën dhe Britaninë e Madhe si dhe me diplomaten kryesore të BE-së, Federica Mogherini që të të vijojnë të respektojnë marrëveshjen e vitit 2015.
“Ne jemi të bashkuar dhe duam të mbajmë një marrëveshje për programin bërthamore Iranian, përndryshe ne rrezikojmë që ky shtet të krijojë armë bërthamore”, tha ai pas një takimi me homologët e vet.
Përplasje BE-SHBA për sanksionet ndaj Iranit
Lëvizjet e SHBA-së në raport me Iranin dhe tërheqja e saj nga marrëveshja bërthamore, po porvokojnë ndarje të vërteta me Europën. Amabasadori I Bashkimit Europian në Ëashington, David O’Sullivan deklaroi se nëse “SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe riaplikon sanksione që shënjestrojnë jo vetëm Iranin, por edhe vendet që bëjnë biznes me Iranin, BE-ja mund të përfitojë nga një statut i mesit të viteve ’90 që mbron kompanitë europiane nga penalizimi nga sanksionet”.
Prishja e marrëveshjes bërthamore, një mundësi e humbur për botën*
Katër muaj më parë, më shumë se 41 milionë njerëz që përbëjnë 73% të qytetarëve iranianë që kanë të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe sërish, ata shprehën besim për platformën time, që bën thirrje për moderim në respekt të të drejtave të njeriut, prosperitetit dhe ringjallërimit ekonomik në Iran si dhe angazhimit konstruktiv në botë.
BE del hapur kundër SHBA-ve për çështjen e Iranit
SHBA po konsumon përplasje politike me disa vende gjatë presidencës Trump. Më e fundit është ajo me Bashkimin Europian për çështjen e programit bërthamor të Iranit.
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Moghrenini theksoi se Republika Islamike "po i përmbahet kushteve" të marrëveshjes së nënshkruar mes saj dhe fuqive të mëdha në 2015.
Trump tërhiqet nga prishja e marrëveshjes me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump tërhiqet nga një tjetër premtim i fushatës që kishte të bënte me prishjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi të shtyjë në kohë zbatimin e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Iranit. Burime thanë se pjesëtarë të lartë të kabinetit i kërkuan presidentit të mos hidhte në erë marrëdhëniet SHBA-Iran, pasi Irani do të ishte në gjendje të prodhonte armë bërthamore.